Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ushtarak dhe gazetar lufte, vdes papritur ambasadori serb në Rusi

17:11 04/08/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ministria e Jashtme serbe ka njoftuar më 4 gusht për vdekjen e papritur të ambasadorit të Serbisë në Rusi, Mirosllav Llazanski.

Ambasadori i ndjerë tashmë, 71-vjeccar, ka qenë më parë edhe analist ushtarak dhe gazetar.

Ministria ka thënë se ai ka “vdekur papritur”, mirëpo mediat serbe kanë cituar disa zyrtarë duke thënë se ai ka pasur sulm në zemër.

“Dedikimi i tij, përkushtimi dhe devotshmëria si ambasador i shtetit tonë, do të kujtohet ashtu sikurse shumë aktivitete me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit dhe miqësisë në mes të Serbisë dhe Rusisë”, ka thënë Ministria përmes një deklarate.

Llazanski është emëruar si i dërguar i Beogradit në Rusi, në korrik të vitit 2019. Ai ka qenë gazetar për të përditshmen serbe, Politika, dhe analist ushtarak që ka raportuar nga zonat e konfliktit në Irak, Iran, Afganistan, Çeçeni, Afrikë dhe Lindje të Mesme.

Llazanski po ashtu ka raportuar gjatë luftërave të Ish-Jugosllavisë në vitet 1990, si dhe nga Krimea e Ukrainës, të cilën e ka aneksuar Rusia më 2014. Ai ka qenë edhe komentator i shpeshtë për organizatën shtetërore ruse, Sputnik.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e, siç ka thënë ai, një “njeriu të madh”. “Serbia ka humbur një burrë të mrekullueshëm, ambasadorin e saj në Federatën Ruse, një nga ekspertët më të mirë të mundësive gjeopolitike, strategjisë ushtarake dhe taktikave, një gazetar i jashtëzakonshëm, një publicist, dhe mbi të gjitha, një burrë të mirë”, ka thënë Vuçiç.

Në korrik të vitit 2020, në raportin e grupit Bellingcat për ndërhyrjen ruse në Maqedoni të Veriut, hulumtuesit e kanë lidhur Llazanskin me përpjekjet e Moskës “për të krijuar një rrip të vendeve ushtarakisht neutrale” në Ballkan.

Bellingcat ka thënë se zyrtarë rusë dhe serbë të inteligjencës kanë “krijuar lidhje” me Llazanskin dhe kanë pohuar se “kundërzbulimi maqedonas ka përfshirë Llazanskin si një nga propagandistët më të mëdhenj pro-Kremlinit në këtë shtet”.

Ministria e Jashtme serbe ka thënë se ceremonia e varrimit të Llazanskit do të zhvillohet në Beograd më 6 gusht./REL

Etiketa: gazetar lufteushtarak

Të tjera

Fundosja e varkës në Indonezi, humbin jetën trajneri spanjoll dhe tre fëmijët
Bota

Fundosja e varkës në Indonezi, humbin jetën trajneri spanjoll dhe tre fëmijët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, pas ndarjes nga jeta të trajnerit spanjoll Fernando Martín dhe tre fëmijëve të...

17:11 27/12/2025
Gjermania miraton mbi 50 miliardë euro për mbrojtjen, vendim historik pas 1945
Bota

Gjermania miraton mbi 50 miliardë euro për mbrojtjen, vendim historik pas 1945

Komisioni i Buxhetit i Bundestagut ka miratuar më 17 dhjetor 2025 një paketë kontratash ushtarake me vlerë mbi 50 miliardë...

12:30 18/12/2025
Para
OBSH thirrje për moratorium: Të ndalen dozat përforcuese të vaksinës për vendet e pasura

OBSH thirrje për moratorium: Të ndalen dozat përforcuese të vaksinës për vendet e pasura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në fluturim, “Wizz Air” kapet në abuzim: Hiq çantën e dorës ose paguaj

Skandal në fluturim, “Wizz Air” kapet në abuzim: Hiq çantën e dorës ose paguaj

11:22 30/12/2025
Protesta e ujit në Vlorë, qytetarët: Flauers Shoshi na mashtroi, është hallkë e korrupsionit

Protesta e ujit në Vlorë, qytetarët: Flauers Shoshi na mashtroi, është hallkë e korrupsionit

15:16 29/12/2025
Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve dhe afatet, kriza kryesore e drejtësisë

Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve dhe afatet, kriza kryesore e drejtësisë

15:11 29/12/2025
“I paçit haram votat tona” Qytetarët e Vlorës protestë pas 5 ditësh pa ujë

“I paçit haram votat tona” Qytetarët e Vlorës protestë pas 5 ditësh pa ujë

15:06 29/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.