Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

12:14 27/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

UNESCO ka bërë një hap të rëndësishëm duke rekomanduar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, një njohje që do ta vendosë këtë zonë të veçantë në hartën botërore të mbrojtjes së natyrës.

Vendimi përfundimtar pritet të miratohet në shtator nga Këshilli i UNESCO-s, duke konfirmuar vlerën e jashtëzakonshme të Vjosës si një shembull unik i bashkëjetesës midis njeriut dhe natyrës.

Parku Kombëtar i Vjosës është një thesar natyror me rëndësi të madhe ekologjike dhe kulturore. Lumi i fundit i egër në Evropë, Vjosa, mbulon mbi 400 kilometra rrjedhje të lirë, nga burimi në malet e Pindit në Greqi deri në derdhjen në Detin Adriatik.

Ekoturizmi në këtë zonë po rritet ndjeshëm, me aktivitete të njohura si rafting, kanoe, kajak dhe not, që po e bëjnë Vjosën një destinacion tërheqës për turizmin e qëndrueshëm.

Megjithatë, pavarësisht këtij suksesit ndërkombëtar, qeveria shqiptare vazhdon të lejojë aktivitete që po dëmtojnë rëndë këtë pasuri natyrore.

Pas shpalljes së Vjosës Park Kombëtar në mars 2023, presionet mbi ekosistemin e lumit nuk kanë marrë zgjidhje të qëndrueshme. Përkundrazi, ndotjet nga rrjedhjet e naftës bruto, depozitime të paligjshme të zhavorrit dhe ndërtimet e pakontrolluara vazhdojnë të kërcënojnë integritetin ekologjik të lumit dhe zonave përreth.

Ekspertët dhe organizatat mjedisore kanë paralajmëruar prej kohësh se veprimet industriale pranë Vjosës përfshirë aktivitetet e Albpetrolit në sektorët Gorisht-Kocul dhe Cakran-Mollaj po shkaktojnë ndotje të rëndë kimike dhe dëmtim të florës dhe faunës.

Këto ndotje rrezikojnë jo vetëm ekosistemin, por edhe burimet ujore dhe tokat bujqësore të banorëve përgjatë lumit.

Për më tepër, ndërhyrjet e paqëndrueshme në rrjedhën e ujit, si marrja e ujit për projekte të devijimit, shkaktojnë humbje të biodiversitetit dhe dëmtojnë habitatet ujore dhe bregdetare.

Raporti i organizatës EcoAlbania evidenton se aktivitetet ekonomike brenda Parkut Kombëtar, dy vite pas shpalljes, janë ende të shumta dhe pa kontroll adekuat, duke çuar në shkatërrim të habitatit natyror dhe ndryshime serioze në cilësinë e ujit.

Në këto kushte, pavarësisht miratimit të UNESCO-s, mbetet sfidë e madhe që Shqipëria të marrë masa efektive për mbrojtjen e Vjosës, duke garantuar zbatimin e planit të menaxhimit dhe ndalimin e çdo aktiviteti që dëmton këtë ekosistem të rrallë.

Etiketa: Lugina e Vjoses

Të lidhura

Vrasja e 20 vjeçarit në qendër të Fierit: 12 vite burg për autorin që kërkoi falje, lirohet i mituri bashkëpunëtor
Aktualitet

Vrasja e 20 vjeçarit në qendër të Fierit: 12 vite burg për autorin që kërkoi falje, lirohet i mituri bashkëpunëtor

Gjykata e Fierit ka shpallur vendimin për vrasjen e 20-vjeçarit Grei Bihuci, ngjarje që ndodhi më 11 mars 2024 në...

15:39 23/06/2025
Policia ndërhyn në Radhimë e Orikum, largon zaptuesit e hapësirave publike
Aktualitet

Policia ndërhyn në Radhimë e Orikum, largon zaptuesit e hapësirave publike

Ashtu si në zonat e tjera bregdetare të vendit, Policia ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike edhe...

13:45 23/06/2025
Para
Bypass-i i Vlorës, banorët e Kaninës në protestë: Nënkalimi jashtë standardeve, nuk kalon as ambulanca!

Bypass-i i Vlorës, banorët e Kaninës në protestë: Nënkalimi jashtë standardeve, nuk kalon as ambulanca!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vrasja e 20 vjeçarit në qendër të Fierit: 12 vite burg për autorin që kërkoi falje, lirohet i mituri bashkëpunëtor

Vrasja e 20 vjeçarit në qendër të Fierit: 12 vite burg për autorin që kërkoi falje, lirohet i mituri bashkëpunëtor

15:39 23/06/2025
Policia ndërhyn në Radhimë e Orikum, largon zaptuesit e hapësirave publike

Policia ndërhyn në Radhimë e Orikum, largon zaptuesit e hapësirave publike

13:45 23/06/2025
Salianji kërkon lirinë, nis seanca në Gjykatën e Lartë

Salianji kërkon lirim me kusht/ Raporti i sjelljes nga IEVP Fier pozitiv

13:27 23/06/2025
Pas debatit në trafik, shoferi i ‘Benzit’ godet qëllimisht makinën tjetër

Pas debatit në trafik, shoferi i ‘Benzit’ godet qëllimisht makinën tjetër

13:09 23/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.