Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Unaza e Re s’ngopet me para/ Lali Erit s’i dolën 20 mln euro, shton edhe 2.5 mln (të vockla)…

16:43 21/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Unaza e Re e Tiranës është një kantier i hapur që më shumë se sa asfalt dhe beton, do të gëlltisë para nga ato të taksapaguesve kryeqytetas, ndërsa kaosi nuk do të eliminohet.

E pra, kush mendonte se fatura 20 miliardë lekë për rehabilitimin e aksit rrugor “Pallati me Shigjeta- Rreth rrotullimi ‘Shqiponja’”, ishte jashtëzakonisht e fryrë, nuk ka parë gjë akoma…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet strukturave në varësi të tij, i ka shtuar kësaj shifre të mbifryrë edhe një faturë tjetër, me mbi 2 miliardë lekë (të vjetra), të cilat do të paguhen ekskluzivisht nga taksat e banorëve të kryeqytetit, raporton sot “Boldneës.al”.

Tenderi

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë (UKT) ka shpallur së fundi tenderin për “Spostim rrjet ujësjellësi dhe kanalizime në funksion të objektit: “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rreth-rrotullimi ‘Shqiponja’, Loti”.

Fondi limit për tenderin është parashikuar në vlerën e 238 milionë lekëve të reja (pa TVSH) dhe procedura pritet të mbyllet në 8 Tetor 2020.

Në dokumentet e tenderit, sqarohet se projekti për spostimin e rrjetit të Ujësjellësit dhe kanalizimeve, është hartuar në bazë të një kërkese të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të datës 21 Prill 2020.

Pikërisht, kjo kërkesë e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ngre dyshime të forta për mënyrën se si është hartuar projekti i rehabilitimit të aksit rrugor të Unazës së Re në kryeqytet dhe mungesa, në dukje, e koordinimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe vendore.

Projekti super i shtrenjtë

Projekti për rehabilitimin e aksit “Pallati me Shigjeta – Rreth rrotullimi ‘Shqiponja’” u zgjat të paktën dy vjet, nën protestat e banorëve të “Astir-it” dhe skandalit me kompaninë mashtruese “DH-Albania”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori një rol protagonisti në betejën kundër protestuesve, duke i fyer e ironizuar, si edhe duke mbrojtur projektin me faturë marramendëse të zgjerimit të Lotit të Parë të Unazës së Re të kryeqytetit.

Por, duket se, përtej betejës me qytetarët e zonës, Autoriteti Rrugor Shqiptar, nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës, si edhe Bashkia e Tiranës, kanë harruar edhe “diçka të vogël”, spostimin e rrjetit ekzistues të ujësjellës-kanalizimeve.

Projekti për ndërtimit/rehabilitimin, sidomos akseve kryesore, si rregull përfshin jo vetëm asfaltimin, por edhe sistemin e kanalizimeve, ndriçimin dhe të gjithë përbërësit e tjerë të rrugës. Të gjitha këto parashikime vendosen në preventivin e punimeve.

Por, në rastin konkret, duket se të gjithë institucionet e përfshira, e kanë lënë pas dore çështjen e kanalizimeve.

Dhe, për këtë arsye, ndërkohë që rehabilitimi i rrugës po vijon me ritme shumë të ngadalta, Bashkia e Tiranës ka vendosur që t’i shtojë edhe një tjetër faturë shtesë prej mbi 2 miliardë, faturës fillestare shumë të kripur së rrugës.

Kjo gjë jo vetëm që rrit kostot, por ndikon edhe në vonesat e mëtejshme të përfundimit të projektit, me kosto të larta për qytetarët, jo vetëm buxhetore, por edhe në kohën e shpenzuar pa fund në trafikun e rënduar të atij aksi, si dhe në shtimin e ndotjes që rrjedhimisht prodhon edhe më shumë sëmundje në Tiranë.

 /Burimi: Boldneës.al/ Përshtati: GazetaReforma.com/

 

 

Etiketa: erion veliajtendetTiraneunaza e re

Të lidhura

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë
Aktualitet

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar i shpallur i humbur prej tre ditësh është gjetur...

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
Para

Kriza e klimës në botë nxitet nga konsumi i 1% të më të pasurve, të varfrit paguajnë çmimin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.