Pas qëndrimit të Presidentit Ilir Meta për Unazën e Re, duke kërkuar anulimin e projektit, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Rama në një status në Twitter, shkruan se Ilir Meta është drejtuesi më serioz i opozitës, duke e lexuar Kushtetutën njësoj si ata.
“E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës.Kushtetutën e lexon njësoj si ata.Qeverinë e urren njësoj si ata.Rrëmujën e uron njësoj si ata.Po ndryshe nga ata, ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra “ligjore” dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes.”
Kujtojmë se Meta theksoi në sqarimin e tij se “vendimmarrja e qeverisë dhe ARRSH-së, për të rihapur procesin e tenderimit për realizimin e kësaj vepre, pas zgjidhjes së kontratës për këtë segment rrugor, e krahasuar kjo me faktet e denoncuara publikisht, vlerësohet si një veprim i nxituar dhe aspak objektiv“.