Ditën e sotme raportohet se janë ulur shifrat e infektimeve me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orë 222 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Nga ana tjetër është përgjysmuar edhe numri i viktimave ku në 24 orë 2 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin nga 4 që ishin një ditë më parë.
COVID19
Ministria e Shëndetësisë: 1,928 testime, 222 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 493 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,928 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 222 qytetarë, në këto bashki: 130 në Tiranë, 14 në Fier, 10 në Elbasan, 8 në Gjirokastër, Berat, 7 në Lushnje, Vlorë, 4 në Mirditë, 3 në Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, 2 në Lezhë, Kavajë, Selenicë, Tepelenë, 1 në Shkodër, Kukës, Kurbin, Kamëz, Rrogozhinë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, Gramsh.
Janë 5,709 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetare nga Ballshi 40 vjeç dhe një qytetar nga Librazhdi 65 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 493 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,026 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (09 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 222
Të shëruar në 24 orë 493
Të shtruar në spitale 142
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1,928
Testime totale 1,413,555
Raste pozitive 202,863
Raste të shëruara 194,026
Raste Aktive 5,709
Humbje jete 3,128
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,692
Fier 628
Gjirokastër 537
Shkodër 441
Durrës 363
Berat 250
Elbasan 242
Vlorë 205
Lezhë 159
Korçë 105
Kukës 49
Dibër 38