Ditën e sotme ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari ka treguar një histori nga rruga “Ali Visha”, ku ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve ka ndërhyrë për punime. Nëpërmjet postimit të tij në Facebook, ai tregon se sipas rregullave, në momentin kur në një zonë nisin punimet duhet që rruga të bllokohet me tabela orientuese për të gjitha mjetet që do të qarkullojnë. Por kjo gjë duket se nuk ka ndodhur në zonë, duke shkaktuar një aksident rrugor.
“Nuk mund të ikja, njoftova Policinë e Tiranës, të cilët dërguan menjëherë inspektorë të qarkullimit rrugor dhe të rendit, me të cilët kontaktova personalisht. Ata ishin në dijeni të situatës së rëndë. Po aty ishin grumbulluar edhe qytetarë që hidhnin të shara e zemërim ndaj Erion Veliajt dhe të paaftëve të tij,”-shkruan ndër të tjera Havari.
POSTIMI I PLOTË:
Bashkia e Tiranes ka vdekur! Ndermarrja e ujesjelles kanalizimeve dhe asfaltimit e ka çare kete segment rruge qe ndodhet ne hyrje te rruges “Ali Visha”rajoni nr.2 nje muaj me pare. Kur fillojne punimet rregulli nr.1 eshte qe rruga te bllokohet me tabela orientuese qe makinat te devijohen ne segment tjeter rrugor. Pasi te kene mbaruar punimet e ujesjellesit , sektori i asfaltimit menjehere riparon pjesen e demtuar te rruges dhe ne fund te riparimit , rruga hapet pastaj makinat levizin lirshem te sigurta.
Ne rastin konkret u zbatua ky proces pune i detyrueshem nga strukturat e mirembajtjes se bashkise?!. Jo nuk u zbatua , ata e lane ne meshire te fatit plot nje muaj e cila vazhdon ende. Gjate kesaj periudhe jane shkaterruar dhjetra makina , nje personi te familjes sime ju deformua disku dhe i shpertheu goma si bombe , por lusim zotin qe ishte ne rruge dytesore dhe ishte me shpejtesi te ulet ,se te ndodhej ne autostrade , do behej hataja. Lind pyetja , cili ishte faji i saj ?!. Faji ishte i nje drejtuesi te ujesjelles kanalizimeve i pa pergjegjshem qe mban mbiemrin Rrapaj.
Jam i bindur, qe eshte nje person i pa afte komplet , ai eshte thjesht nje ushtar partie, njerezit e tij punojne me dy standarte, sigurisht me bekimin e tij. Sot , pash nje viktime qe ishte shkaterruar makina dhe fajtor eshte Edi Rama , Erion Veliaj, dhe Rrapaj me kompani. Nuk u largova, nuk mund te beja dot indiferentin, nuk eshte ne natyren time , por ne çast telefonova salles se komandimit te policise se Tiranes, te cilet derguan menjehere inspektore te qarkullimit rrugor dhe te rendit , me te cilet kontaktova personalisht. Ata ishin ne dijeni te asaj situate te rende , aty u grumbulluan dhe qytetare te cilet te rrevoltuar filluan te hidhnin plot te shara e zemerim ndaj Erion Velise dhe te pa afteve te tij ,si shkaktare te kesaj gjendje.
Punonjesit e policise me thane se e kishin relatuar ne bashki situaten qysh ne fillim , por ishin te pafuqishem perpara veshit te shurdher te ideologut te partise , i cili dhuron çelesa ne ngjyre floriri falco ,kushdo qe vjen ne Tirane nga jashte shtetit deri tek drejtori i antimafias Italiane , duke harruar detyren per te cilen populli e ka votuar. Po çfare çeles zeza dorezon o fakir Erion Veliaj , dyert e bashkis tende jane te shqyera , sikunder jane te shqyera dyert e qeverris dhe kufijte e Shqiperise ,qe futet e del derri e dosa , qe futen e dalin gjithfare kriminelesh , me dhjetra tonelata droge, kjo gjendje nuk eshte per te qeshur , por te qash dhe te vesh kujen. E kuptueshme , une jam nje qytetar i thjesht, por jam dhe nje taksapagues i rregullt ndaj detyrimeve te qeverris dhe bashkis , por jam dhe nje reagues i ashper ndaj fenomeneve negative te keq qeverrisjes te cilat na demtojne jeten tone te perditeshme.
Pasi u largova nga katraura , inspektori i qarkullimit rrugor njoftoi zjarrfikset te pastronin vajin e derdhur ne asfalt per te evituar ndonje aksident me pasoje vdekje , apo ndonje frakture tek ndonje femije a i moshuar. Nderkohe kerkoi nje karrotres te bashkise te largonte makinen e demtuar , pasi ajo ishte pergjegjese per demin e shkaktuar. Nuk e di çu be me tej , u largova ne rutinen e jetes sime private .
Uroj qe pas ngjarjes se sotme , bashkia e Tiranes te jete vene ne levizje dhe ta kene rregulluar gropen problematike , ne te kundert do telefonoj Filip Çakulin shefin e emisionit “fix fare”, ai u vjen hakut ketyre harbuteve , se udheheqesi i lavdishem i ka lene shendene ketij vendi te mbaruar me kohe e vakt dhe pastaj thote nuk erdhen “krushqit!.