Vlorë– Pasi kishte 3 ditë që rezultonte i humbur, Arjan Berberi u gjend i varur ditën e sotme në kodrat e Xhyherines.
Ai jetonte në lagjen “Pavarësia”, prej nga ku ishte larguar pasditen e 4 shkurtit dhe nuk ishte parë më askund.
Të shqetësuar familjarët denoncuan humbjen e 55-vjeçarit në Policinë e Vlorës, e cila nisi menjëherë hetimet.
Së fundmi, trupi i viktimës u gjend i varur në një degë ulliri nga një bari i zonës, i cili njoftoi menjëherë autoritetet.
Sipas informacioneve paraprake, Arjan Berberi vuante nga çrregullime mendore pas divorcit dhe kthimit nga Italia që në vitin 2001.
Nuk dihet ende si ka përfunduar i varur në pemë, por grupi hetimor po vijon me punën për zbardhjen e ngjarjes.