Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

U vetë-infektua dy herë me Covid-19/ Ja çfarë thotë shkencëtari për teorinë e ‘imunitetit të tufës’

22:07 29/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Koronavirusi që prej një viti ka pushtuar mbarë globin dhe në të gjitha vendet shkencëtarë dhe mjekë i janë futur punës për të gjetur elementët luftues. Por edhe pse prej një viti ky virus po qarkullon në glob, format me të cilat ai po sillet dhe mënyrat e transformimit po lënë “gojë hapur” edhe studiuesit më të mirë.

Edhe teori të cilat fillimisht u përfolën si shpëtimtare, ndër të cilat “imuniteti i tufës” tashmë kanë rënë poshtë pas formave të reja dhe të panjohura që po paraqet virusi.

I tillë është edhe rasti i një profesori që infektoi veten me koronavirus për herë të dytë, me qëllim që të studionte efektivitetin e anti-trupave të fituara. Por pas eksperimentit të dytë te vetja e tij, ai thotë së fundi se, shpresat për krijimin e “imunitetit të tufës” janë të ekzagjeruara.

Dr. Alexander Chepurnov, 69 vjeç, u infektua me Covid-19 për herë të parë në shkurt gjatë një udhëtimi në Francë. Pas shërimit në shtëpi në veri të Rusisë, pa pasur nevojë të shtrohej në spital, ai vendosi të riinfektohet për të vënë në provë imunitetin e fituar

Grupi i tij në Institutin e Mjekësisë Eksperimentale në Novosibirsk studioi ‘mënyrën e sjelljes së anti-trupave, fuqinë e tyre dhe kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre në trup’.

Shkencëtarët zbuluan se qelizat që luftojnë Covid-19 reduktoheshin shpejt. Dr Chepurnov tha: “Në fund të muajit të tretë prej momentit që u ndjeva i sëmurë, ne nuk mund të pikasnim më anti-trupa”.

Ai më pas u ekspozua qëllimisht ndaj pacientëve të sëmurë për të vlerësuar gjasat e riinfektimit.

Chepurnov shton: “Sistemet mbrojtëse të trupit u shembën saktësisht gjashtë muaj pas infektimit të parë. Shenjat e para ishin dhimbjet e fytit”.

Infektimi i tij i dytë, ishte më i rëndë se i pari dhe u detyrua të shtrohej në spital.

“Për pesë ditë temperatura më qëndronte mbi 39C. Humba ndjesinë e nuhatjes dhe ndjesia e shijes ndryshoi. Në ditën e tretë të sëmundjes skanimi i mushkërive me rreze X nuk tregonte asnjë problem, ndërsa tre ditë më vonë isha me pneumoni të dyfishtë”.

Pas studimit Dr Chepurnov arriti në konkluzionin se shpresat për të mundur pandeminë me anë të idesë imunitetit të tufës janë të ekzagjeruara.

“Imuniteti i tufës” është ideja e mbrojtjes së përgjithshme të komunitetit me anë të infektimit masiv beninj (jo të rëndë) që do të shkaktonte krijimin e antitrupave mbrojtës në të gjithë komunitetin.

Doktori shton: “Prandaj ne kemi nevojë për një vaksinë që duhet përdorur disa herë. Një vaksinë e rikombinuar (me kombinime të reja të materialit gjenetik) nuk do të funksionojë. Kjo sepse në të do të vazhdonte interferimi i imunitetit kundër bartësit adenoviral”.

 

Dr Chepurnov ka punuar më parë në qendrën e biotekologjisë në Siberi, ku po krijohet vaksina e dytë ruse e koronavirusit, e njohur si “EpiVacorona”.

Prodhuesit e saj thonë se, duhet të injektohen doza të përsëritura për të ruajtur imunitetin.

Vaksina ruse “Sputnik V”, po u administrohet tashmë punonjësve të shëndetësisë dhe të tjerëve në sektorët kyçë, megjithëse nuk ka plotësuar të gjitha fazat e testimeve.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: covid 19imunitetiinfektimshkencëtar

Të tjera

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat
Aktualitet

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh nga zhdukja, është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, 30 vjeç, nga fshati Fullqet i Klosit....

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra
Aktualitet

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi pezullimin e zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Pas rreth 10...

22:19 06/02/2026
Para

COVID-19 në Malin e Zi/ Tetë humbje jete dhe 354 të infektuar në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

22:19 06/02/2026
“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

19:12 06/02/2026
Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

13:58 06/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.