Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo u paraqit këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Pas daljes nga ambientet e SPAK, Tavo deklaroi se ishte thirrur për një kallëzim të bërë prej tij në vitin 2021.
Vangjel Tavo mori postin e prefektit të Vlorës në mars të këtij viti. Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim zëvendësoi në detyrë Flamur Mamaj.
Në ditët e para të janarit emri i Vangjel Tavos u shfaq në të përditshmen greke “Kathemirini”. Ajo pretendonte se kryeministri Edi Rama i kishte propozuar për të marrë drejtimin e përkohshëm të bashkisë së Himarës. Sipas gazetës, kjo lëvizje do të shërbente në zgjidhjen e ngërçit me Greqinë për shkak të çështjes “Beleri”.