Pak orë më parë në media qarkulluan lajme se futbollisti i Kombëtares së Kosovës në të njëjtën kohë dhe pjesëtar i klubit të Napolit ishte infektuar me COVID-19.
Por para pak minutash, klubi i Napolit ka mohuar gjithçka, në një njoftim në Twitter “të kaltrit” bëjnë me dije se dy tamponët e marrë së fundmi kanë marrë përgjigje negative për mbartjen e koronavirusit.
Mediat pranë klubit italian raportuan më herët se kapiteni i Kosovës dhe një pjesëtar i stafit teknik të skuadrës ishin infektuar me koronavirus. Por, përgjigjia përfundimtare e Napolit i ka qetësuar të gjitha palët.
Pritet që Rrahmani t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.