Mbrëmjen e djeshme, portali “Shekulli” dhe “Syri.net”, publikuan lajmin për një sizmiolog grek, i cili sipas tyre kishte parashikuar një tërmet apokaliptik në orën 23:30 të mbrëmjes.
Kaq mjaftoi që mijëra qytetarë të mbushnin rrugën e Tiranës, të pushtuar nga ankthi dhe frika.
Menjëherë pas verifikimeve, policia shoqëroi gazetarët Daniela Grrica dhe Aurel Rakipllari.
Sipas “Newsbomb”, pasi u është marrë dëshmia, gazetarët janë lënë të lirë.
Gjithashtu ndaj tyre ka nisur një procedim penal.
Ndërkohë “Syri.net” ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se po përdor tërmetin, për të mbyllur portalet.