Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

U plagos nga shkëmbimi i zjarrit mes policit dhe Orges Bilbilit, flet e reja: U qëllova dy herë, kam shumë dhimbje

10:51 11/04/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e djeshme, një efektiv i forcave “Shqiponja” plagosi të shumëkërkuarin nga Lushnja, Orges Bilbili, pranë zonës së quajtur “Xhamlliku” në Tiranë.

Efektivi e qëlloi Bilbilin, pasi ky i fundit refuzoi t’i tregonte kartën e identitetit dhe e kërcënoi me pistoletë.

Për fat të keq plumbat kapën edhe një kalimatare të rastit.

Vajza ka dhënë një intervistë për “Balkanweb”, ku ka folur për gjendjen e saj shëndetësore dhe dinamikën e ngjarjes.

Ajo tregon se në momentin kur u plagos po mbante radhë për të bërë pazar dhe ishte përpjekur që të shmangej.

E reja shprehet se një plumb e ka marrë pas kofshës, një tjetër i ka kaluar shkarazi pas krahut, ndërsa thotë se ka shumë dhimbje

Mjekët i kanë thënë se plumbin e ka akoma në trup dhe nëse ia heqin ka rrezik për burim infeksioni, pasi ka djegur mishin, duke qenë se distanca ishte e afërt.

Ditën e nesërmje vijon ajo, do të bëhen ekzaminime të tjera për të vendosur se si do të bëhet ndërhyrja.

 Intervista

Çfarë po bënit kur ndodhi ngjarja?
Kisha dalë nga shtëpia, se kisha orarin për të bërë pazarin, për të blerë ushqimet e shtëpisë, se kam dy pleq në shtëpi. Isha duke mbajtur radhën, se kishte radhë market. Në momentet kur po prisja jashtë, nga cepi i marketit, te një rrugicë, u dëgjua një si kapsollë dhe s’i vura veshin, se nuk ma mori mendja të ndodhte diçka e tillë në mes të ditës. Në momentin që pashë se dolën nga rrugica dy vetë, njëri me të zeza, tjetri nga pas që gjurmonte me vrap, u vura në siklet dhe u mundova të futesha te dyqani, por nuk futesha dot, se kishte shumë njerëz. E dija se aty isha më afër dhe do më kapte më keq. Mu ngjitur me marketin është një mur i vogël dhe thashë të fshihem aty, se mbase s’më kap. Në ato momente, djalit i bie pistoleta në tokë, unë ktheva kurrizin dhe u pengova me një zotëri, kur më qëlloi, por nuk e pashë kush më qëlloi.

Sa plumba keni marrë?
Një e kam te këmba, që ka dhe gjakderdhje, te këmba mbrapa kofshës, një edhe pas krahut, që thonë është qorr, ka kaluar shkarazi. Ndërsa në këmbë më thonë që vijon të jetë plumbi. Unë kam shumë dhimbje, jam e shqetësuar. Mjekët thonë se nëse plumbi ikën nga aty, ka burim infeksioni. Se në momentin që është future plumbi, ka djegur gjithçka, mishin, se isha afër.

 Keni pasur ndonjë ndërhyrje?
Jo. Më thanë që nuk duhet të bëj operacion. Infermieri që ka ardhur tani më tha që do shohim nesër, do bëjnë ekzaminime të tjera.

Sa i përket ngjarjes, humbët ndjenjat?
Jo, nuk i ndjenjat për asnjë sekondë. As vetë se di si mu gjet mendja që dhashë edhe numrin e telefonit që të lajmëronin të shtëpisë sime, dhe erdhi menjëherë mamaja, se babanë e kam pa qejf.

Kush iu çoi në spital?
Më duket policët, njëri i jepte shumë shpejt makinës, se unë kisha shumë dhimbje.

Keni pas probleme me shëndetin?
Dhimbjet e këmbës pa fund, gjë tjetër jo. Krahu jo shumë.

 Kur do iu fusin në operacion?
Nuk e di, mos t’i akuzoj kot mjekët, nuk kanë thënë gjë. Unë pashë edhe vetë diçka, kur po më bënin grafi, besoj se plumbi nuk do të ketë kapur kockën, do jetë te tuli. Kam shumë dhimbje, nuk rri dot.

Kush është me juve?
Mamaja. Babin e kam lënë në shtëpi se s’dua të mërzitet, pasi është sëmurë. Babi e ka marrë vesh, por nuk i kam thënë në çfarë gjendjeje jam.

Në momentin që u plagosët, dëgjuat disa të shtëna?
Dëgjova një herë në ajër dhe menjëherë u përpoqa të fshihesha, pastaj nuk mbaj mend.

Ky personi me të zeza ua drejtoi armën?
Isha me kurriz, për t’u fshehur për veten time në ato momente, se ma mori mendja që diçka do ndodhte. Ktheva kurrizin për t’u fshehur, por u pengova me atë personin.

Sa i përket plumbit që keni ende në këmbë, nuk është bërë ende një ndërhyrje, çfarë iu kanë thënë mjekët lidhur me dëmtimin që keni?
Duhet të shohin ecurinë, si do shkojë. Nuk duhet ta heqin, sepse nëse e heqin, është burim infeksioni, më thanë, dhe mund të ketë përkeqësim. Nesër do vijnë të shohin si do jetë situata, ose do bëjnë analiza të tjera, nuk e di.

Për më shumë info lexoni këtu.

Etiketa: efektiviorges bilbilivajza

Të lidhura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura
Aktualitet

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit...

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare
Aktualitet

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Kapiten i rangut të parë (Ret) Artur Meçollari, Ish zëvendëskomandant dhe komandant në detyrë i Forcës detare / Rojes Bregdetare...

16:59 10/05/2025
Para

Shkon në 433 numri i të prekurve nga COVID-19, shënohen 17 raste të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.