Bosi i kriptmonedhave Faruk Ozerka marrë një dënim të paprecedentë nga Gjykata e Krimeve në Turqi. Ai akuzohet për mashtrimin e 391 000 qytetarëve, duke shkaktuar një dëm prej 2 miliardë dollarë.
Gjykata turke ka dënuar me 11 mijë e 196 vjet e 10 muaj e 15 ditë burg, vëllezërit Ozer, motrën e tyre dhe 4 të pandehur të tjerë, si pjesë e skemës mashtruse.
Në fjalën e tij në gjykatë Ozer hodhi poshtë akuzat për krijimin e një organizate kriminale. Ai shtoi se së bashku me familjen e tij po përjetojnë padrejtësi dhe se kjo duhet të marrë fund.
Duke vënë në dukje se Thodex ishte thjesht një kompani dhe falimentoi, Özer tha, “Nuk përmendet asnjë organizatë kriminale në Thodex. Unë jam mjaft i zgjuar për të menaxhuar të gjitha institucionet në botë. Kjo është e dukshme nga kompania që themelova në moshën 22-vjeç. Nëse do të krijoja një organizatë kriminale nuk do të veproja aq amatorisht. Është e qartë se të dyshuarit në këtë dosje janë viktima prej më shumë se 2 vitesh”. tha ai.
Serap Özer, motra e tij, deklaroi se Thodex është themeluar në vitin 2017 dhe se ajo ka filluar punën në vitin 2018.
Duke pretenduar se ajo nuk punonte aty kur u themelua Thodex, Özer tha: “Unë u futa në këtë kompani jo për të kryer një krim, por për karrierën time. Do të kisha punuar edhe nëse kjo kompani ishte kompani e dikujt tjetër, jo e vëllait tim. Duke punuar në Kompania e vëllait nuk më ka dhënë asnjë privilegj, në këtë dosje nuk ka asnjë organizim”, tha ajo duke mohuar akuzat.
Ozer u arrestua në muajin gusht të vitit 2022 në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet turke. 29-vjeçari turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.