Sot rreth orës 14:50, është marrë një njoftim për një nxënëse 10-vjeçe që ishte larguar nga shkolla e saj në zonën e Freskut pa dijeninë e prindërve dhe stafit të shkollës. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 u angazhuan menjëherë për të gjetur vajzën. Policia përdori shërbime të terrenit dhe këqyri kamerat e sigurisë të bizneseve përreth shkollës për të ndihmuar në lokalizimin e saj. Pas disa orëve kërkimesh intensive, 10-vjeçarja u gjet në banesën e gjyshërve të saj në zonën e Laprakës. Ajo u intervistua në prani të prindërve dhe psikologëve, ku deklaroi se ishte larguar nga shkolla me dëshirë.
Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e play off-it për...








