Pas largimit nga PD, deputeti Agron Shehaj ka zbuluar se është duke punuar për një partie të re politike. Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj zbulon se me të rinj po ndërton sipas tij një alternativë politike të re, moderne të qendrës së djathtë. Shehaj fton të rinjtë të bëhen pjesë e rrjetit të quajtur NextYou.
Kjo është hera e parë që deputeti lançon publikisht një mekanizëm rinor që duket se do të shtrojë rrugën për formimin e partisë në vijim.