Çelo Hoxha është kryetari i ri i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.
Ai u zgjodh me pesë vota gjatë mbledhjes së bordit të ISKK.
Hoxha më parë ka qenë anëtar i këtij institucioni.
Zgjedhja e tij bëhet pas dorëheqjes së Agron Tufës.
Ky i fundit u largua në Zvicër për azil, pasi pretendon se është kërcënuar me jetë nga zyrtarë të PS dhe persona të ndryshëm në rrjetet sociale.
Agron Tufa pati edhe një debat të ashpër me deputetin socialist, Spartak Braho.
Ky i fundit e akuzonte Tufën për shtrembërim të historisë.