Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

U kapën me mbi 21 kg eksploziv, prokuroria kërkon 46 vite burgim në total për 3 të pandehurit

13:24 21/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka kërkuar dënime të rënda për tre persona të akuzuar për mbajtje dhe transport të lëndëve eksplozive.

Albi Mecini, Arafat Manërkolli dhe Ervis Cukali akuzohen për tentativën për të transportuar mbi 21 kilogramë lëndë plasëse në qytetin e Fierit, ngjarje e ndodhur më 28 shtator 2023.

Sipas organit të akuzës, tre të pandehurit kanë bashkëpunuar në këtë veprimtari të rrezikshme, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuzat për “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, bazuar në nenet 278/7 dhe 236/2 të Kodit Penal.

Dënimet e kërkuara nga Prokuroria:
• Albi Mecini:
– 15 vite burg për mbajtje dhe prodhim të armëve shpërthyese;
– 4 vite burg për kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë;
– Bashkimi i dënimeve në 18 vite burg, dhe në zbatim të gjykimit të shkurtuar (neni 406 K.Pr.Penale), kërkohet ulja me 1/3 dhe dënimi përfundimtar me 12 vite burg.

• Ervis Cukali:
– 14 vite burg për armëmbajtje pa leje;
Pas uljes me 1/3, kërkohet dënimi përfundimtar me 9 vite e 4 muaj burg.

• Arafat Manërkolli:
– 14 vite burg për të njëjtën vepër penale;
Me përfitimin e gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar kërkohet të jetë 9 vite e 4 muaj burg.

Ngjarja:

Ngjarja ka ndodhur më 30 gusht 2023, kur Albi Mecini u kap në flagrancë në fshatin Vajkan të Fierit me dy çanta që përmbanin 21.3 kg lëndë plasëse artizanale. Lënda ishte e pajisur me mekanizëm shpërthyes në distancë, të montuar me celular. Mjeti i tij ishte lënë pranë lëndës në një rrugë dytësore, përballë qendrës “Viva”, në rrugën drejt vendit të quajtur “Safari”.

Dyshohet se bashkë me Manërkollin, banues në Dibër, dhe Cukalin, banues në Tiranë, kishin planifikuar një atentat ndaj një emri të njohur të botës së krimit në Fier.

Ndërkohë njëri prej tyre, Ervis Cukali, u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Sarandës gjatë operacionit “Diving”. Ai udhëtonte me një mjet luksoz tip “Porsche Panamera” së bashku me Endrit Dokun dhe Imer Gegën. Të tre janë nga Kamza. Gjatë kontrollit në rrugën “Butrinti”, Doku tentoi t’i shmangej kontrollit duke u hedhur në det me një çantë në krah. Ai u ndalua nga Policia Kufitare me ndihmën e një skafi, ndërsa një polumbar gjeti çantën në thellësi të detit, brenda së cilës ndodhej një armë zjarri.

Etiketa: Albi MeciniArafat ManërkollieksplozivErvis Cukali

Të tjera

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi
Aktualitet

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi

Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të shpenzimeve direkte për shëndetin, duke treguar mungesë të theksuar stabiliteti...

13:20 05/02/2026
Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente zyrtare në Bashki
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente zyrtare në Bashki

Përmbytjet që goditën fshatrat e Sukthit dhe detyruan evakuimin e banorëve kanë vënë nën hetim të drejtpërdrejtë Bashkia Durrës. Prokuroria...

12:51 05/02/2026
Para
Zjarri në Drenovë del jashtë kontrollit, flakët përhapen drejt zonës së banuar

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve janë raportuar 23 vatra, 7 janë ende aktive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi

13:20 05/02/2026
Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente zyrtare në Bashki

Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente zyrtare në Bashki

12:51 05/02/2026
U shuan duke pritur darkën që nuk e hëngrën kurrë, tragjedia e rrjedhjes së gazit që shoi familjen shqiptare në Itali

U shuan duke pritur darkën që nuk e hëngrën kurrë, tragjedia e rrjedhjes së gazit që shoi familjen shqiptare në Itali

12:25 05/02/2026
Banorët e Velipojës zhvendosin protestën në Tiranë, para SPAK: Kërkojmë pronat tona

Banorët e Velipojës zhvendosin protestën në Tiranë, para SPAK: Kërkojmë pronat tona

11:48 05/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.