Një 31-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, pasi u kap me armë zjarri dhe municion në një automjet gjatë një operacioni të koduar “Fokusi”.
Arrestimi u bë nga efektivët e Komisariatit Nr. 4, pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative.
Në urën e Babrroit, policia ndaloi një automjet me drejtues 27-vjeçarin F. B. dhe pasagjer E. M. Gjatë kontrollit të mjetit, në derën e pasagjerit, u gjet një pistoletë me fishekë, e dyshuar si e mbajtur pa leje nga E. M.
Si rezultat, E. M., 31 vjeç, u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, F. B., 27 vjeç, u procedua penalisht për “Moskallëzim krimi”.
Policia sekuestroi armën, automjetin dhe dy celularë në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.