Shqiptarët bëhen sërish kryefjala e mediave britanike.
Kjo pasi një shqiptar i vendosi thikën në fyt gruas së tij. Bëhet fjalë për shqiptarin Ardian Rragami, 47-vjeç, të cilin e filmoi mbesa duke kërcënuar gruan britanike, ndërsa gjykata e dënoi me 8 muaj burg, po që u pezullua.
Nëse dënimi do të ishte mbi një vit atëherë ai do të ekstradohej në Shqipëri. Ardian Rragami sipas autoriteteve britanike rezulton një person i njohur për drejtësinë dhe me precedent. Në vitin 1998 pas një vrasje në Shkodër në një lokal, ai u arratis në Angli duke u prezantuar si një refugjat kosovar me emrin ‘Ardian Gashi’.
Në vitin 2000 u dënua në mungesë, ndërsa në 2009 u ekstradua nga Anglia për të vuajtur një dënim 15-vjeçar për vrasjen, por pasi kaloi vetëm 4 vite në burg u rikthye për t’u bashkuar me familjen. Në 2016 ai u ribashkua sërish me familjen, por u arrestua sërish pas dhunës dhe kërcënimit ndaj gruas.