Ish-efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj ka apeluar vendimin e dhënë nga Gjykata eTiranës, e cila e dënoi me 10 vite burg për vrasjen me dashje të 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Kujtojmë se më 14 korrik gjykata e dënoi Hajdarajn me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu konvertuan në 10 vite. Ndërsa organi i akuzës nga ana tjetër kërkoi që ish-efektivi të dënohej me 20 vite heqje lirie. Dënimi i dhënë nga Gjykata la të zhgënjyer edhe të atin e Klodian Rashës, i cili e cilësoi si të padrejtë. Në një prononcim për mediat ai tha se nuk ka më besim te drejtësia shqiptare.
Babai i Klodain Rashës është shprehur se ky vendim tregon se nuk ka drejtësi dhe se krimineli mori rolin e viktimës në një kohë kur ishte e kundërta. “Ai u gjykua me gjykim të shkurtuar me 15 vite burg. Pavarësisht alibisë e tragjedisë, arriti që viktima të marrë pozicioin e kriminelit dhe krimineli u vesh e petkun e viktimë e kjo ndodhi në vitin 2020, kjo është bastarde. Vrasja tronditi si ngjarje jo vetëm familjen time, shtetin, e shoqërinë, jo vetëm mua që kam varros djalin.”, tha babai i Klodian Rashës. Ngjarja e rëndë ndodhi në 8 dhjetor të vitit 2020 dhe solli edhe reagimin e shoqërisë civile dhe protesta në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu kjo ngjarje e rëndë solli edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Sandër Lleshaj.