Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

U arrestua nga RENEA në Lalëz, dëshmon Flobenc Gega

18:24 12/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Flobenc Meçja, i njohur edhe me nofkën “Gega”, një nga emrat kryesorë në listën e të shumëkërkuarve nga SPAK, është arrestuar më 22 maj 2025 në një restorant luksoz në Durrës, ndërsa po darkonte me karkaleca dhe krudo.

Gega, i lidhur me organizatën kriminale që dyshohet të drejtohet nga vëllezërit “Çopja” në Dubai, përballet me akuza të rënda për sigurimin e kushteve për të kryer tri vrasje të planifikuara ndaj Erjon Alibej (i njohur si “Krymi”) dhe Aldo Bahos.

Në momentin e ndalimit, policia i gjeti një armë zjarri dhe dokumente false maqedonase, çka çoi në ndalimin e tij për “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve” si dhe “falsifikim të letërnjoftimeve”.

Një nga dokumentet që mbante ishte një kartë identiteti e falsifikuar nga Maqedonia e Veriut, ndërkohë që gjatë kontrollit iu sekuestruan dy armë: një pistoletë “Sig Sauer” dhe një “Walther” gjermane.

Gjatë marrjes në pyetje, Meçja ka pranuar se të dyja armët i përkisnin atij. Ai ka sqaruar se pistoletën “Walther” e kishte futur në çantën e mikut të tij, Voltan Xhani, pak minuta para mbërritjes së policisë, duke përfituar nga momenti kur çanta ndodhej afër tavolinës ku ai ishte ulur.

Xhani, i cili ndodhej me të në lokal, ka pohuar se nuk kishte dijeni për armën në fjalë dhe se nuk ishte e tij.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno, policia ka marrë edhe një kampion ADN-je nga Meçja për ta krahasuar me një profil të gjetur në vendin e vrasjes së Bujar Nasufit në Tiranë.

Në lidhje me akuzat e SPAK, Gega rezulton i përfshirë në tri episode të sigurimit të mjeteve për atentate mafioze:

1. Nëntor 2019 – Janar 2020: Dyshohet se është kontaktuar nga vëllezërit Çopja për të organizuar vrasjen e Erjon Alibej brenda ambienteve të burgut të Bradasheshit, kundrejt një shpërblimi prej 5 milionë eurosh.

2. Korrik – Nëntor 2020: Rihyn në bisedime me të njëjtët për të njëjtin qëllim, gjithashtu për eliminimin e Alibejt, tashmë të njohur si bashkëpunëtor i drejtësisë dhe i pandehur për disa atentate.

3. Korrik – Gusht 2020: Dyshohet se ka siguruar armë dhe logjistikë për një tjetër vrasje të planifikuar – këtë herë ndaj Aldo Bahos, një emër i lidhur ngushtë me Alibejn dhe Nuredin Dumanin.

Pas arrestimit, Meçja ka deklaruar se për shkak të gjendjes psikologjike nuk ishte në gjendje të jepte më shumë dëshmi, duke lënë të hapur mundësinë për një deklarim të dytë në një moment tjetër.

Ai mbetet nën hetim jo vetëm për akuzat e reja që lidhen me armët dhe dokumentet, por edhe për rolin e tij të dyshuar në skemën kriminale të atentateve të porositura nga “Çopjat”.

Etiketa: Flobens MeçjaRenea

Të tjera

Skandali i turpit/ Korrupsioni trondit universitetet dhe Akademinë e Shkencave, pezullohen dhjetëra punonjës për abuzime me tenderat
Aktualitet

Skandali i turpit/ Korrupsioni trondit universitetet dhe Akademinë e Shkencave, pezullohen dhjetëra punonjës për abuzime me tenderat

Institucionet e dijes në vend po ekspozohen si vatra korrupsioni, ku tenderat publikë kthehen në mjet abuzimi dhe jo në...

20:45 15/09/2025
Martanesh, protesta për ujin e Sopes: banorët akuzojnë HEC-in e ri se po lë pa ujë 5 fshatra
Aktualitet

Martanesh, protesta për ujin e Sopes: banorët akuzojnë HEC-in e ri se po lë pa ujë 5 fshatra

Banorët e Martaneshit, në rrethin e Bulqizës, kanë protestuar kundër devijimit të ujit të liqenit të Sopes, një burim natyror...

16:13 15/09/2025
Para
Pogradeci ringjall sportet ujore/ Rikthehet futbolli në ujë dhe maratona “Agron Ruvina”

Pogradeci ringjall sportet ujore/ Rikthehet futbolli në ujë dhe maratona “Agron Ruvina”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandali i turpit/ Korrupsioni trondit universitetet dhe Akademinë e Shkencave, pezullohen dhjetëra punonjës për abuzime me tenderat

Skandali i turpit/ Korrupsioni trondit universitetet dhe Akademinë e Shkencave, pezullohen dhjetëra punonjës për abuzime me tenderat

20:45 15/09/2025
Martanesh, protesta për ujin e Sopes: banorët akuzojnë HEC-in e ri se po lë pa ujë 5 fshatra

Martanesh, protesta për ujin e Sopes: banorët akuzojnë HEC-in e ri se po lë pa ujë 5 fshatra

16:13 15/09/2025
Tentoi të fuste 1000 fishekë dhe 20 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari në Portin e Durrësit

Tentoi të fuste 1000 fishekë dhe 20 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari në Portin e Durrësit

12:41 15/09/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 15 shtator 2025

00:58 15/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.