Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Turqia me diskutime të reja për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

17:03 28/11/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha më 28 nëntor se do të takohet me homologët nga Suedia dhe Finlanda për të diskutuar për aplikimet e tyre për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s. Sipas kryediplomatit turk, takimi do të zhvillohet në margjinat e samitit të NATO-s që mbahet më 29 nëntor në Bukuresht.

“Ne do të takohemi me ministrat e Jashtëm të Suedisë dhe Finlandës nesër në Bukuresht përmes një formati trepalësh”, citohet të ketë thënë Cavusoglu.

Ankaraja i ka akuzuar dy shtetet nordike se ofrojnë strehë të sigurt për militantët kurdë, që Turqia i konsideron “terroristë”, dhe nuk ka ratifikuar anëtarësimin e tyre në NATO, pavarësisht një marrëveshjeje që u arrit në qershor.

“Procesi po përparon në mënyrë pozitive, por ende ka hapa që duhet të ndërmerren”, tha Cavusoglu.

“Në fakt, Suedia është ajo që duhet të ndërmarrë më shumë hapa”, shtoi ai.

Finlanda dhe Suedia vendosën që të bëhen anëtare të NATO-s në maj, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Kryeministri i ri i Suedisë, Ulf Kristersson, vizitoi Ankaranë më herët gjatë këtij muaji dhe u takua me presidentin Recep Tayyip Erdogan, teksa Stokholmi shpreson që të marrë miratimin e Turqisë për anëtarësim në aleancën ushtarake. Para atij takimi, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili u takua me Cavusoglun dhe Erdoganin në Stamboll, tha se dy shtetet janë të përkushtuara që të punojnë me Turqinë për të adresuar shqetësimet. Ai shtoi se është koha që Suedia dhe Finlanda të mirëpriten në aleancë.

Nga të gjitha shtetet e NATO-s, vetëm Hungaria dhe Turqia ende nuk kanë ratifikuar anëtarësimin e dy shteteve nordike. Javën e kaluar kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se Parlamenti do të miratojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO gjatë vitit të ardhshëm./REL

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para
Çfarë nuk u pa nga trazirat e ndeshjes Belgjikë-Marok, e pësojnë keq edhe gazetarët (Video)

Çfarë nuk u pa nga trazirat e ndeshjes Belgjikë-Marok, e pësojnë keq edhe gazetarët (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.