Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Turizmi 1.5 miliard euro dëme, Klosi premtoi t’ua merrte turistët Greqisë dhe Turqisë (kronologjia e dështimit)

15:32 04/01/2021
Reading Time: 4 min lexim

U mbyll sezoni turistik, që Ministria e Turizmit e shtyu me një muaj, kaloi edhe viti 2020, por Blendi Klosi nuk duket.

Ky është ministri që nuk do të mbahet mend vetëm për deklaratat komike, si ajo e përhapjes së virusit përmes valëve të muzikës. Ai ka bilancin më negativ për sektorin e turizmit krahasuar me Evropën, gjatë pandemisë.

Mungojnë 1,5 miliardë euro

INSTAT e ka nxjerrë zbuluar ministrin Klosi në raport me deklaratat e tij. Përmasat e katastrofës së sezonit turistik janë të paparashikueshme as nga kritikët e qeverisë.

Gjatë pandemisë, sipas INSTAT, sektori i turizmit në Shqipëri vlerësohet të ketë humbur ndërmjet 1 dhe 1. 5 miliardë euro.

Në qershor, korrik, gusht numri i netëve të qëndrimit në hotele dhe struktura të ngjashme akomoduese në vendin tonë ka rënë me 900 mijë, ose me 50 %. Kjo bën që Shqipëria të jetë ndër 10 vendet me dëmin më të madh të pandemisë në sezonin veror në Europë, më saktësisht në vendin e 9-të.

“Turistët do të lënë Greqinë dhe Turqinë, tani në Shqipëri”

18 Prill, 2020

Ja disa prej deklaratave të bëra atë ditë pranvere:

“Ne kemi mundësi që të rikuperojmë turizmin. Pasi do të fusë para cash të freskëta, me eksportimin e turistëve”.

“Ne mund të jemi shumë më shpejt në treg se të tjerët… Kemi fatin se kemi një sektor që lëviz me struktura të vogla, të menaxhuar nga pronar, nga guida dhe jo si vendet e rajonit që kanë struktura të stërmadhja, si Greqia apo Turqia”.

“Nëse një operator polak, një çek, ukrainas, duan të bëjnë një zgjedhje të një momenti të vështirë, do zgjedhin çmimet interesante që ka Shqipëria dhe do e kenë të vështirë që të zgjedhin luksin dhe çmimet e larta që kanë vendet e tjera (Turqia, Greqia)”.

“Turizmi i vërtetë do të rikthehet kur të gjendet vaksina”.

“Kam bindjen se ne mund të jemi vend interesant dhe të kapim një treg të vështirë në rajon, pasi këto vende kanë mekanizëm të vështirë, si Greqia apo dhe Turqia”.

“Mbyllja e destinacioneve kryesore ku turistët shqiptarë tentojnë të shkojnë, do të jenë jo gati për 2020, pra Turqia do të jetë jo e gatshme të hapet. Po ashtu dhe Greqia do të jetë shumë e mbyllur. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve që të shohin turizmin e brendshëm”.

“Ne presim një goditje që, 20-30 % e fluturimeve të kancelohen”.

“Do lidhim marrëveshje me vendet që e shohin Shqipërinë si atraksion, si Çekia, vendet skandinave”.

Çfarë deklaronin operatorët?

Thuajse të gjithë raportonin anulime të rezervimeve. “Janë pothuajse 14,000 net  fjetje të anuluara, por përveç kësaj situata  ka ndikuar edhe në numrin e personelit që kemi të punësuar. Janë në total 127 persona të cilët i kemi hequr dhe 60  të tjerë të cilët presim t’i largojmë”, deklaronte pronari i një risorti në Vlorë.

21 maj 2020

Klosi: “Me operatorët turistikë të vendeve nga Moldavia, Bjellorusia e Polonia dhe me vendet skandinave kemi filluar diskutimet për fillimin e çarterave të parë në fillim të qershorit. Kemi një hapje në radhë të parë me kufijtë tokësor me turizmin e rajonit”

24 dhjetor 2020

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi thotë se projekti i 100 fshatrave turistikë i nisur në 2018, ka sjellë zhvillim pozitiv në ekonomi. “Synimi ishte të krijonim rrugë të reja turistike, njëlloj hartëzimi dhe ngritje potenciali. Para nisjes së iniciativës nuk kishte më shumë se 2-3 pika, ndërsa sot janë 25 pika të licencuara”, tha Klosi.

Çfarë i ofroi Klosi operatorëve?

“Për paketën e parë, 1/3 e përfituesve janë biznes i vogël që janë në sektorin e turizmit. Në çfarë do lloj shqetësimi, ne si ministri do të bëjmë call centre-n e tyre, ndaj duam që të vazhdohet kontakti me këta operatorë. Ata morën një ndihmë nga paketa e dytë, shtyrja e tatimeve-fitimit”, deklaronte Klosi.

Ja kërkesat që i drejtuan Klosit bizneset

Këto kërkesa iu drejtuan me një letër ministrit të Turizmit: “Të pezullohet për tre muajt e ardhshëm pagesa e tatim fitimit. Na subvensiononi 50% të pagesës së punonjësve. Na jepni grante për pagesat e punonjësve gjatë pandemisë. Pezulloni për 6 muaj pagimin e faturave të energjisë elektrike. Të shtyhet pagesa e taksave vendore. Të pezullohen për 1 vit pagesat e kësteve të kredive. Të mos paguhet e drejta e autorit për vitin 2020. Të hiqet taksa e aeroportit 10 euro. Të hiqen taksat për fluturimet aeroportuale charter”.

Me 30 milionë lekë do të shpëtojë turizmin

Si do të jetë viti 2021 për turizmin? Një përgjigje ka ardhur nga Ministria e Turizmit, e cila do të bashkëfinancojë projekte në sektorin turistik duke vënë në dispozicion, për vitin 2021, një fond 30 milionë lekë.

Do të mbështeten me fonde deri në masën 50% nga buxheti i shtetit ato projekte që synojnë promovimin e destinacioneve turistike.

Kjo është një nga ato zgjidhjet e Klosit për turizmin, që të lënë pa fjalë.

/Iconstyle.al/

Etiketa: Klosiministriaturizmi

Të lidhura

Horoskopi sot: 16 Maj 2025
Horoskopi

Horoskopi sot: 16 Maj 2025

Dashi Në punë, aftësia juaj për të artikuluar ide tërheq vëmendjen, por shmangni vendimet impulsive. Prania e Hënës favorizon lidhje...

07:55 16/05/2025
Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Para

Vrasja e motrave, rrëfimi i djalit: Nuk e pengova dot, ishte i tmerrshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Horoskopi sot: 16 Maj 2025

Horoskopi sot: 16 Maj 2025

07:55 16/05/2025
Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.