Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Tumo Center’/ Veliaj jep miliona për qira në ambientet e ‘Air Albania’… sa ‘Fusha’ të rikonstruktojë Piramidën

22:50 03/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

‘Tumo Center’ ose një “qendër informatike për programime” gjoja për fëmijët dhe adoleshentët, është “goli” i radhës në dy porta i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Jo më larg se sot vet kryebashkiaku Veliaj, deklaroi publikisht marrjen me qira (për zyra) të ambienteve të qendrës tregtare që qeveria ka ndërtuar mbi ish-stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” sot i quajtur “Air Albania”.

Qendra e re tregtare që ka qindra metra katror bosh, ishte në “hall” për të lëshuar ambientet me qira dhe duket se Veliaj, i ka gjetur “zgjidhjen” krizës së kompanisë që menaxhon këtë qendër.

Në ambientet tregtare të “Air Albania” , Bashkia e Tiranës do të vendosë për një afat të pacaktuar “inkubatorin” e saj të madh të teknologjisë së inovacionit, artit dhe kulturës.

Kjo do të jetë deri në kohën kur qendra e përcaktuar për këtë qëllim, Piramida, do të rikonstruktohet nga një tjetër mik i kryebashkiakut Veliaj, kompania “Fusha” me një fond që kap miliona euro.

Qiraja te “Air Albania”

Sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe dy bashkëdrejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Martin Mata dhe Aleksandër Carapuli, inspektuan punimet e fundit që po bëhen tek “Tumo Center”, në mjediset e stadiumit kombëtar “Air Albania”, e cila do të presë mijëra të rinj të moshës 12-18 vjeç, që do të mësojnë gjuhën e kodimit.

Qendra e re për të rinjtë “Tumo Center” përkohësisht tek Air Albania, më  pas në Piramidë - YouTube

Pasi reklamoi “zgjidhjen” e krisës së qiraxhinjve për miqtë e tij te “Air Albania”, Veliaj  tha se po këtë muaj, nisin punimet për transformimin e Piramidës, që sipas tij, do të jetë shtëpia e përhershme e projektit “Tumo Center”.

Sipas Veliajt, punimet për rikonstruksionin dhe ripërshtatjen e Piramidës në një qendër të madhe rekrutimi për të rinj që do t’i shërbejnë interesave të kryebashkiakut dhe onturazhit të tij, do të zgjasin rreth një vit e gjysmë.

Veliaj shtoi se, ky investim përkon edhe me idenë për ta kthyer stadiumin “Air Albania” në një qendër multifunksionale.

Tirana hyn në epokën digjitale, gati “Tumo Center”, Veliaj: Mezi pres ta  kthejmë në një histori suksesi - Qyteti

Sipas Veliajt, të rinjtë që do të frekuentojnë mjediset e transformuara të Piramidës do të kenë mundësi të ndjekin kurse të ndryshme në fushën e IT dhe të komunikacionit, si dizajni, programimi etj.

‘Goli’ i Veliajt me Piramidën dhe ‘Fushën’

I konsideruar nga opinioni publik dhe politika si një ndër “oligarkët” më të mëdhenj të punëve publikë në vend, sidomos në bashkinë Tiranë, sipërmarrësi Shkëlqim Fusha, administrator dhe pronar i firmës “FUSHA Sh.P.K.”, do të jetë i “përzgjedhuri” i Veliajt dhe bashkisë së tij, për të “rilindur” Piramidën.

Firma dhe pronari i saj Shkëlqimi, kanë fituar në 6 vitet e fundit, jo pak por shifrën marramendëse prej rreth 91 milionë eurosh tenderë nga “Rilindja”, e sidomos nga Erion Veliaj.

Por duket se ky i fundit, po i jep “Fushës” thuajse “llokmën” më të madhe të punëve publike në kryeqytet, projektin e rikonstruksionit të Piramidës.

“GazetaReforma.com” ka mësuar se bëhet fjalë për një shumë rreth 12 milionë eurosh ose rreth 1,500,000,000 lekë të reja me TVSH.

Procedura në fjalë mban numrin e referencës: “REF-67456-07-30-2020” dhe ka fond limit vlerën prej 1,694,847,651.25 lekë (të reja) pa TVSH.

Tenderi është hapur në datë 03.08.2020 dhe është mbyllur në datë 09.09.2020. Zyrtarisht fituesi nuk është shpallur ende dhe gjithashtu as nuk është publikuar në faqet përkatëse të prokurimeve.

Por sipas burimeve, tashmë gjithçka është përcaktuar dhe ka marrë fund dhe duket se Shkëlqim Fusha, do të jetë “rilindasi” i ish-muzeut të Diktatorit Hoxha, e njohur nga të gjithë si Piramida.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: Air Albaniaerion veliajShkëlqim FushaTumo Center

Të tjera

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten
Aktualitet

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

Edhe pse kostot e importeve ushqimore kanë rënë prej tre vitesh me radhë, Shqipëria po përjeton një rritje të pandalshme...

15:11 10/12/2025
Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion
Aktualitet

Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

Në korrik të këtij viti Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur nga ministri i...

14:06 10/12/2025
Para

Covid-19 nuk i shpëton as aktorja e famshme shqiptare. Shtrohet në spital por gjendja e saj paraqitet...  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

15:11 10/12/2025
Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

14:06 10/12/2025
12 milionë euro për Lefter Lamajn dhe Gëzimin e Kashtës/ Çfarë fshihet pas firmës së Arlinda Pogajt dhe ku është SPAK?

12 milionë euro për Lefter Lamajn dhe Gëzimin e Kashtës/ Çfarë fshihet pas firmës së Arlinda Pogajt dhe ku është SPAK?

13:03 10/12/2025
Arrestohet Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik droge në Krujë e Nikël

Arrestohet Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik droge në Krujë e Nikël

09:54 10/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.