Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Trump, ftesa e Ramës te ‘bordi i leshit’ dhe ‘kërdia’ me lekët e shqiptarëve

23:44 18/01/2026
Reading Time: 4 min lexim

Nga Myslim Murrizi

Lajm i “madh” se Rama ka marrë ftesë nga Presidenti Trump për të qenë një nga 100 kryetarë shtetesh dhe ish-kryetarë shtetesh apo politikanë të ndryshëm që do të “diskutojnë” për Gazën në një forum “rival” i OKB-së i pagëzuar me emrin “bordi i paqes”, kur në fakt të gjithë këta që janë thirrur si “bashkëfajtorë” kanë mbështetur hapur gjenocidin që Izraeli kreu mbi civilët në Gaza.

Dhe ajo që po shoh është se vetë Izraeli është kundër këtij forumi artificial pa asnjë status ligjor ndërkombëtar dhe kundërshton mënyrën se si mund të “qeveriset” Gaza nga ky “forum”.

Kur e kundërshton Izraeli, po qytetarët e Palestinës a mund të pranojnë të “qeverisen” nga një tufë servilësh që heshtën si minj gjatë kohës që vriteshin gra e fëmijë dhe Izraeli bombardonte spitalet në Gaza?

Palestinezët nuk janë as pushtues e as zaptues aty, por janë aty të vjetër pothuajse sa vetë mosha e tokës së tyre dhe nuk besoj që do të pranojnë “mercenarë” për t’u qeverisur e aq më shumë spurdhjakë politikanë e hajdutë të pistë që shkojnë aty për të “grabitur” miliarda nga rindërtimi e që si servilë të pështirë e të tredhur nga frika nuk thanë një fjalë të vetme kundër gjenocidit izraelit mbi popullsinë civile.

Për misione humanitare është OKB-ja e pranuar ligjërisht dhe ndërkombëtarisht nga rreth 210 shtete dhe çfarëdo organizimi tjetër “emergjent” false është shumë i dyshimtë dhe i përkohshëm, sa kohë që servilët e pështirë të mbledhur me “gëzim” të madh nuk guxojnë të thonë një fjalë se i tremben Presidentit Trump dhe nuk do lënë gjë pa thënë për këtë “bordin e leshit”, se i paqes nuk mund të quhet pas nëntorit 2028 kur Presidenti Trump të mos jetë më President.

Madje mund të fillojnë të “lehin” qysh këtë nëntor nëse republikanët humbin zgjedhjet e mesmandatit në senat e kongres.

Se kështu kanë lehur për “pranverën” arabe pasi iku Hillari nga pushteti e politika.

Tani, meqë Rama është gëzuar pa masë nga kjo ftesë dhe të gjitha mediat që me fakt janë pro tij po e shesin sikur Trump ka thirrur në “dasmë” të djalit Ramën, po i them që mos harrojë t’i tregojë Presidentit Trump për kantinën VIP të verërave të Gysit.

Për 1 miliard eurot që Linda e AKSHI-t ua jepte “çunave” që faleshin tek zyra e Gysit dhe që nuk paguanin tatime se ishin “regjistruar” si biznes në “shtetin” Durana të Xhafzotaj.

Për dy palë qeveri që ka në burg e arrati nga SPAK-u dhe për një qeveri tjetër që e ka nën akuzë si hajdutë.

Tregoji pak për kinezët e Bankers-it që kanë vjedhur 15 miliardë euro naftë Shqipërisë dhe për dy anijet rrangallë të Yri Kimit që marrin 100 milionë euro pa u ndezur asnjëherë.

Tregoji pak për 190 milionë eurot e tunelit të Llogarasë dhe për 500 milionë eurot koncesione të Vilmës, Klodit dhe Janisit tek luleshtrydhja e ministrisë së shëndetësisë.

Tregoji për “Dubain” e ri që do të ndërtohet në Durrës nga firma Alabar, por me paratë e halabakëve të politikës që ua kanë vjedhur shqiptarëve prej 25 vitesh.

Tregoji për koncesionin 1.5 miliardë euro të rrugës Thumanë-Kashar, për 300 milionë eurot e rrugës Qukës-Qafë Plloçë që më shumë ka ndenjur e bllokuar se e hapur, për portin e “ri” në Porto Romano dhe për hidrovorin që mbyti Durrësin, për Kurumin dhe mbetjet helmuese që ruhen në Durrës, për PPP-të e atyre që të kanë ndërtuar vilën në Surrel, për lotët e Unazës, për bananet që vijnë nga Kolumbia me arka plot me drogë e për çdo gjë që ke bërë nga viti 2013 në Shqipëri.

Vetëm për këtë aksionin e fundit të Lad Mares për call center-at mos trego, se akoma nuk i dihet se të kujt janë dhe mos del keq pastaj.

Thuaj edhe që kjo aguridhja e SHISH-it raporton tek Gysi dhe pastaj Gysi të thotë ndonjë gjë edhe ty.

Po na hapët barkun, keni dy ditë si lajm i “madh” se Rama do të jetë në një forum leshi që nuk ka asnjë fuqi vendimmarrjeje, por në fakt mund të jetë aty vetëm për të pranuar të “marrë” disa palestinezë, siç ka pranuar të marrë iranianë, afganistanas, irakianë dhe afrikanë që do sillte ndrikulla Meloni në Lezhë, që solli atë që të hanë të dy së bashku.

E çfarë fiton Shqipëria dhe shqiptarët se shkon Rama në këtë “tallava” për t’u dukur sikur është edhe ky pjesë e vendimmarrjes së “madhe” botërore, kur në fakt nuk e pjerdhin Gyset në Shqipëri!

E kujt i plasi se shkon Rama në këtë takim si dekor për t’u rritur numri i “dasmorëve”, që të duket si “dasmë” e madhe!

Të tjera

Ftesa personale edhe miratimi nga FB!
Aktualitet

Ftesa personale edhe miratimi nga FB!

Nga Irena Beqiraj  Ndërsa ftesa  e Trump u konsiderua një ftesë  personale nga  Rama , konfirmimi i saj në FB...

18:05 18/01/2026
Operacioni i SPAK te call center-at në kullat e Tiranës, 6 të arrestuar, qindra server dhe Ferrari në sekuestro
Aktualitet

Operacioni i SPAK te call center-at në kullat e Tiranës, 6 të arrestuar, qindra server dhe Ferrari në sekuestro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër mashtrimit kompjuterik të kryer...

17:25 18/01/2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trump, ftesa e Ramës te ‘bordi i leshit’ dhe ‘kërdia’ me lekët e shqiptarëve

Trump, ftesa e Ramës te ‘bordi i leshit’ dhe ‘kërdia’ me lekët e shqiptarëve

23:44 18/01/2026
Ftesa personale edhe miratimi nga FB!

Ftesa personale edhe miratimi nga FB!

18:05 18/01/2026
Operacioni i SPAK te call center-at në kullat e Tiranës, 6 të arrestuar, qindra server dhe Ferrari në sekuestro

Operacioni i SPAK te call center-at në kullat e Tiranës, 6 të arrestuar, qindra server dhe Ferrari në sekuestro

17:25 18/01/2026
Gjenocid në Iran/ Mjekët flasin për mbi 16 mijë të vrarë dhe qindra mijë të plagosur

Gjenocid në Iran/ Mjekët flasin për mbi 16 mijë të vrarë dhe qindra mijë të plagosur

15:06 18/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.