Para pak minutash, Tirana është tronditur nga disa të shtëna me armë zjarri.
Sipas të dhënave, të shtënat me armë, janë dëgjuar në rrugën e Dibrës, pranë QSUT-së. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar. Mësohet se është qëlluar me armë zjarri mes 2 makinash në lëvizje.
Policia po punon për identifikimin e autorëve. Po kështu janë ngritur postblloqe për evidentimin e personave të dyshimtë.