Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tepelenë, ku një personpmbeti i vrarë. Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar në qendër të qytetit dhe se bëhet fjalë për shtetasin Çajup Selimi, 54 vjeç, i cili thuhet se ka ndrrëuar jetë nga plagët e marra.Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet që të zbardhen detaje.
Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tepelenë. 54-vjeçari është dërguar në spital ku dhe ka humbur jetën ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit. Policia ka ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit të Tepelenës ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor.
“Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.
Personi që shihni në foto është Çajup Selimi, i cili u qëllua sot për vdekje me armë zjarri në Tepelenë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit. Selimi, i cili kishte një biznes me materiale ndërtimi, u qëllua me armë zjarri, dhe për pasojë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Kujtojmë se para disa vitesh 45-vjeçari ishte dhunuar nga disa persona me levë hekuri dheu godit me grushte duke i shkaktuar atij dëmtime. Ngjarja në fjalë ndodhi konkretisht në 13 korrik të 2018-ës.Në atë kohë u tha se ngjarja ndodhi për shkak të konflikteve për konkurrencë në tregti. Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë zyrtare nga policia lidhur me ngjarjen e rëndë.