Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tronditet Oslo, sulm me armë zjarri në kryeqytetin norvegjez (Detaje)

17:57 25/06/2022
Reading Time: 2 min lexim

Një person i armatosur ka hapur zjarr në kryeqytetin norvegjez, Oslo, duke vrarë 2 persona dhe duke lënë të plagosur rëndë 10 të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar pasi aty ndodhen disa klube nate. Aktualisht policia po e heton si pistë kryesore një sulm të mundshëm terrorist gjatë festivalit vjetor të Krenarisë në kryeqytetin norvegjez.

Ndërkohë hetuesit thanë se i dyshuari, i identifikuar si një shtetas norvegjez 42-vjeçar me origjinë nga Irani, u arrestua pasi hapi zjarr në tre vende të ndryshme në qendër të Oslos.

Ndërsa motivi është i paqartë, organizatorët e “Paradës së Krenarisë” në Oslo anuluan një parakalim që ishte caktuar për të shtunën si ngjarje kryesore e një festivali njëjavor. Një palë të shtëna ndodhën afër “London Pub”, një klub i njohur për komunitetin LGBTQ të qytetit, vetëm disa orë para fillimit të parakalimit.

Prokurori Christian Hatlo, tha se i dyshuari po mbahej nën dyshimin për vrasje, tentativë vrasjeje dhe terrorizëm, bazuar në numrin e njerëzve të shënjestruar në disa vende.

 

“Vlerësimi ynë i përgjithshëm është se ka arsye për të besuar se ai donte të shkaktonte frikë të madhe tek popullata”, tha zoti Hatlo, sipas të cilit po hetohet edhe shëndeti mendor i të dyshuarit.

Hetuesit thanë se i dyshuari ishte i njohur për policinë, por jo për ndonjë krim të madh të dhunshëm. Të dhënat për të përfshijnë një vepër penale lidhur me narkotikët dhe një për mbajtjen e një thike, tha Christian Hatlo.

Ai tha se policia sekuestroi dy armë pas sulmit: një revole dhe një armë automatike, të cilat i përshkroi si “jo moderne”, pa dhënë hollësi. Sipas zotit Harlo i dyshuari nuk kishte dhënë asnjë deklaratë në polici se është herët të thuhet nëse personi i armatosur kishte në shënjestër në mënyrë specifike pjesëtarët e komunitetit LGBTQ.

Megjithatë, policia këshilloi organizatorët e festivalit të Krenarisë të anulojnë parakalimin e së shtunës.

“Prandaj ‘Oslo Pride’ u bën thirrje të gjithë atyre që kanë planifikuar të marrin pjesë ose të shikojnë parakalimin, të mos dalin. Të gjitha ngjarjet në lidhje me këtë festival janë anuluar”, thanë organizatorët në faqen zyrtare në Facebook.

Kryeministri Jonas Gahr Stoere tha në një postim në Facebook se “ishte një sulm mizor dhe thellësisht tronditës ndaj qytetarëve të pafajshëm”.

Norvegjia me 5.4 milionë banorë, ka një shkallë relativisht të ulët të krimit, por ka përjetuar sulme të dhunshme nga ekstremistët e krahut të djathtë, përfshirë të shtënat masive më të këqija në Evropë në vitin 2011, kur një person i armatosur vrau 69 njerëz në ishullin Utoya, pasi hodhi një bombë në Oslo, duke lënë prapa tetë të vdekur./VOA

 

Të lidhura

KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe
Kryesore

KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Pas rinumërimit të pjesshëm të kutive të votimit në qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve...

19:21 07/07/2025
Prekë Kodra, “snajperisti” në kërkim që betonizoi kabinat pa leje në Theth
Aktualitet

Prekë Kodra, “snajperisti” në kërkim që betonizoi kabinat pa leje në Theth

Kabinat pa leje në zonën turistike të Thethit, të cilat ndezën përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe prokurores së Shkodrës...

18:56 07/07/2025
Para
Zgjerim i luftës?, Ukraina shprehet se ka marrë bombardime ‘masive’ nga shteti fqinj

Zgjerim i luftës?, Ukraina shprehet se ka marrë bombardime ‘masive’ nga shteti fqinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

19:21 07/07/2025
Prekë Kodra, “snajperisti” në kërkim që betonizoi kabinat pa leje në Theth

Prekë Kodra, “snajperisti” në kërkim që betonizoi kabinat pa leje në Theth

18:56 07/07/2025
SPAK kërkoi dënimin për fshehje pasurie, GJKKO shpall të pafajshëm ish-gjyqtarin

SPAK kërkoi dënimin për fshehje pasurie, GJKKO shpall të pafajshëm ish-gjyqtarin

18:28 07/07/2025
Gruaja e ministrit Mazniku sfidon “Taks Forcën”, rikthen zaptimin sapo largohen inspektorët: Skandali thellohet ndërsa dosja e SPAK rritet

Gruaja e ministrit Mazniku sfidon “Taks Forcën”, rikthen zaptimin sapo largohen inspektorët: Skandali thellohet ndërsa dosja e SPAK rritet

18:23 07/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.