Lezha është zgjuar mëngjesin e kësaj të premteje nga një shpërthim i fuqishëm tritoli.
Bëhet me dije se një lokal në ndërtim e sipër është shpërthyer me tritol.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 00.10 minuta dhe në lokali të cilit i është vënë tritol është në proësi të shtetasit Liman Gjoka, 56 vjeç.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 11.12.2020, rreth orës 00:10, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun “, Shengjin,Lezhë, në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,56 vjeç,banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, ka bëë me dije Policia./Gazetareforma.com/