Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Video\ Tritol në mes të Tiranës: Arrestohet autori që tronditi ish-Bllokun

18:26 12/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar të ngjarjes me eksploziv në një lokal në zemër të Tiranës.

Pas një pune intensive është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm në një lokal ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dëshmorët e 4 Shkurtit” pranë gjimnazit “Petro Nini”.

Pas lokalizimit të autorit është bërë kapja dhe arrestimi i një 28-vjeçari.

Kanë qenë kamerat e ambjenteve përrreth të cilat bënë të mundur indetifikimin e autorit i cili u arrestua paraditen e sotme.

Autori i kësaj ngjarje është Franc Alimi, por akoma nuk janë zbuluar motivet e kësaj ngjarje.

Alimi rezulton të jetë person me precedentë të theksuar kriminale, i dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe i arrestuar për veprën penale “Vjedhje”.

Gjatë operacionit “Eksplozivi” që ai u vu në pranga, Policia thekson se ka sekuestruar edhe biçikletën që ka përdorur autori.

Njoftimi i Policisë Finalizohet operacioni policor i koduar “Eksplozivi”.

Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës, 11.06.2020, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në një lokal në lagjen “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

Pas një pune intensive, profesionale dhe hetimore u bë e mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Vihet në pranga 28-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj personit.

Zbradhja e ngjarjes dhe finalizimi i operacionit nga Komisariati i Policisë Nr 2 dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve kundër Pronës në DVP Tiranë.

Sekuestrohen rrobat dhe biçikleta që autori ka përdorur gjatë kohës së vendosjes së lëndës eksplozive.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 11.06.2020, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, ku në derën e lokalit të shtetasit A.B., shpërtheu një sasi lënde plasëse duke shkatur dëme materiale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm hetimor të përbërë nga Specialistë për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 dhe Specialistë për hetimin e krimit ndaj pronës dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijoi puna intensive për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe punës intensive të pandërprerë hetimore të bërë nga Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë, u bë e mundur që brenda 24 orëve të zbardhej ngjarja, duke identifikuar autorin e dyshuar të vendosjes së eksplozivit.

Mbi provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Eksplozivi”, ku gjatë operacionit u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar F. A., 28 vjeç, banues në Tiranë me precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe i arrestuar për veprën penale “Vjedhje”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale biçikletën, veshjet, një qese në të cilën ishte vendosur lënda eksplozive, atletet, sende këto të cilat autoi i kishte përdorur në kryerjen e veprës penale.

Materialet do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Shkatërrm i pronës me eksploziv”.

Të tjera

10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit
Aktualitet

10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

Një vit më parë, mesditën e 10 shkurtit 2025, karriera politike e kryebashkiakut më të korruptuar në historinë e Tiranës,...

14:46 10/02/2026
“Na shembin shtëpitë”/ Protestë e ashpër para Bashkisë së Durrësit, tensione dhe ofendime ndaj këshilltarëve
Aktualitet

“Na shembin shtëpitë”/ Protestë e ashpër para Bashkisë së Durrësit, tensione dhe ofendime ndaj këshilltarëve

Situata para Bashkisë së Durrësit u përshkallëzua në tensione të forta dhe përplasje verbale, teksa banorë të lagjeve numër 7...

14:31 10/02/2026
Para

E FUNDIT/ Shtimi i rasteve, Komiteti i Ekspertëve shtyn hapjen e transportit publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

14:46 10/02/2026
“Na shembin shtëpitë”/ Protestë e ashpër para Bashkisë së Durrësit, tensione dhe ofendime ndaj këshilltarëve

“Na shembin shtëpitë”/ Protestë e ashpër para Bashkisë së Durrësit, tensione dhe ofendime ndaj këshilltarëve

14:31 10/02/2026
Turpi i një prokurorie/ Nga 45 vite burg për Luftëtarët e Lirisë!

Turpi i një prokurorie/ Nga 45 vite burg për Luftëtarët e Lirisë!

13:17 10/02/2026
Koha për t’u ngritur të gjithë kundër kësaj qeverie hajdute!

Koha për t’u ngritur të gjithë kundër kësaj qeverie hajdute!

12:52 10/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.