Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tregu i sigurimeve po e mbyll 2024 me rritjen më të ulët pas pandemisë

08:36 27/12/2024
Reading Time: 2 min lexim

Tregu i sigurimeve po e mbyll vitin 2024 me rritjen më të ulët në periudhën pas pandemisë. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të 11-mujorit 2024, primet e shkruara bruto arritën vlerën e 22 miliardë lekëve, në rritje me 7.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu po vazhdon të mbështetet kryesisht tek sigurimet e detyrueshme, ndërsa ato vullnetare nuk duket se po shfaqin zhvillime të reja as për këtë vit. Megjithatë, pjesërisht ngadalësimi i rritjes së tregut në dy vitet e fundit i detyrohet edhe forcimit të lekut në kursin e këmbimit valutor.

Afërsisht 1/3 e primeve të shkruara bruto në sigurime llogariten në valutë të huaj, kryesisht në euro. Duke qenë se statistikat raportohen në lekë, forcimi i monedhës vendase në kursin e këmbimit ka dhënë një efekt negativ në vlerën e primeve të shkruara në valutë të huaj.

Ndërkohë, struktura e tregut nuk paraqet risi të rëndësishme, me shumicën e produkteve që po ndjekin një rritje të ngadaltë dhe organike.

Për 11-mujorin, primet e shkruara bruto në tregun e Jo-Jetës u rritën me 7.1%, ndërsa në atë të sigurimit të Jetës me 9.9%.

Segmenti i Jo-Jetës vazhdon të dominojë, me gati 92% të primeve të shkruara bruto dhe brenda tij sigurimet e detyrueshme motorike ngelen mbizotëruese. Në fund të 11-mujorit, ato përbënin 66.7% të primeve të shkruara bruto, nga 66.3% që zinin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e lehtë e peshës së sigurimeve të detyrueshme motorike ka ardhur kryesisht nga sigurimi i brendshëm motorik TPL, ndërsa ecuri më të dobët shfaqin produktet e Kartonit Jeshil dhe Policës Kufitare. Duke qenë se të dyja këto produkte shiten në Euro, edhe në këtë rast mund të vlerësohet se një ndikim negativ ka dhënë kursi i këmbimit.

Sigurimi i pronës nga katastrofat ngelet produkti kryesor i sigurimit vullnetar, me 10.2% të primeve të shkruara bruto. Ky produkt ka sënuar një rritje të vogël me 3.6% dhe pesha e tij specifike kundrejt primeve të shkruara bruto ka rënë nga niveli 10.6% që zinte një vit më parë. Vijon sigurimi KASKO i automjeteve, me 8.1% të primeve, nga 7.2% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja e sigurimit KASKO vlerësohet se i detyrohet kryesisht zgjerimit të biznesit të makinave me qira, falë kërkesës së shtuar të lidhur me turizmin.

Nga ana tjetër, dëmet këtë vit po rriten me ritme ndjeshëm më të larta krahasuar me vitin e kaluar. Në fund të 11-mujorit, kompanitë e sigurimit paguan gjithsej 7.77 miliardë lekë dëme bruto, në rritje me 22.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Struktura e dëmeve në tregun e Jo-Jetës vazhdon të dominohet nga sigurimet e detyrueshme motorike, me rreth 70% të dëmeve të paguara bruto nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës./ Monitor

Etiketa: Tregu i sigurimeve

Të tjera

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat
Aktualitet

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh nga zhdukja, është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, 30 vjeç, nga fshati Fullqet i Klosit....

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra
Aktualitet

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi pezullimin e zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Pas rreth 10...

22:19 06/02/2026
Para
Regjistrimi i diasporës përfundon në Kosovë

Regjistrimi i diasporës përfundon në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

22:19 06/02/2026
“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

19:12 06/02/2026
Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

13:58 06/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.