Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tregu i Lushnjes, Basha: Të dielën do të marrë përgjigjen nga të gjithë fermerët!

17:38 02/03/2022
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkë me kandidatin për kryebashkiak të PD-së në Lushnjë, Indrit Sefa, zhvilluan një takim me fermerët dhe drejtuesit e shoqatave të fermerëve të Lushnjes.

Dhe këtu pastaj qershia mbi tortën e korrupsionit të Edi Ramës, është tregu i Lushnjës. Ndërtuar me financim të Bankës Botërore, për t’i dhënë akses fermerëve të Lushnjës, për t’i dhënë mundësi qytetarëve të Lushnjës të shijojnë produktet, për t’i dhënë mundësi edhe të tjerëve të vijnë sepse këto janë zona me nam për produkte të veçanta, i cili kontrollohet njësoj si inceneratorët, si burg i sigurisë së lartë nga banda e Lushnjës. Banda e Lushnjës ju merr si të burgosur brenda, edhe ju, edhe ata që vijnë të blejnë. Tarifat ngjanë me gjoba dhe ju futeni me kokën poshtë sikur po futeni në burg. E dini me kokën poshtë dhe xhepat bosh. Sepse me tarifat, me trajtimin që u bëhet ai realisht e meriton të quhet kamp përqendrimi, jo treg.

Këtu dua të ndalem sepse këtu ka diçka në dorë kryetari i bashkisë që do të zgjidhni ditën e diel. Ose do të jetë një skllav i bandës së Lushnjës siç është dhe siç e ka provuar të jetë Eriselda e paraardhësi dhe paraardhësit e saj ose do të jetë dikush që do sjelli ndryshimin e parë aq sa ka në dorë kryetari i bashkisë që së paku tregun e Lushnjës të ndërtuar me financim të Bankës Botërore t’ia kthejë lushnjarëve, t’ia kthejë fermerëve lushnjarë dhe ky është angazhimi i parë dhe kryesor i Indrit Sefës në programin e tij sa i takon fermerëve.

Natyrisht që asgjë s’do zbresë nga qielli dhe për gjithçka që ndodh është e lehtë të fajësojmë të tjerët e të themi kështu e ka bërë Zoti dhe të mos marrin përgjegjësi. Zoti punën e vet, njerëzit punën e tyre. Sot kam një thirrje për të gjithë fermerët lushnjarë: Ditën e diel me votën për Indrit Sefën çlironi veten tuaj, produktet tuaja dhe konsumatorët lushnjarë dhe të gjithë sepse gjëja e parë që do të ndodhë është që tregu i Lushnjës do të çlirohet nga banda e Lushnjës. Tarifat që janë gjoba do të hiqen dhe tregu i lirë do të mundësojë të paktën një lehtësi në raport me aktivitetin tuaj ndaj këtë të diel e keni vetë në dorë.

Të hënë, të martë, të mërkurë o të rrini kokëlartë përpara fëmijëve tuaj dhe të thoni të paktën një hall e zgjidhëm me votën tonë, zgjodhëm Indrit Sefën që ka vite që lufton kundër padrejtësive në gjykata dhe aktin e parë do të ketë çlirimin e Lushnjës të marrë peng nga banda. Sepse në fund të fundit ditën e diel ju e keni mundësinë ta hidhni këtë hap, e keni mundësinë ta hidhni këtë votë.

Pra, çmimi i naftës dhe tollonat e naftës janë dy anë të të njëjtës medalje. Çmimin e naftës e kanë ngritur duke ngritur taksat dhe tollonat e naftës nuk janë gjë tjetër vetëm kocka që hidhet që t’ju marrë votën dhe pastaj t’ju vjedhë më shumë që këtë të diel do ta marri përgjigjen nga të gjithë fermerët e Lushnjës.

Iu drejtohem të fermerëve të Lushnjës pa dallime politike dhe e di që ka edhe socialistë që kanë qarë hallin me të njëjtin guxim dhe ky është një moment për t’ju thënë bravo atyre që kanë pasur guximin t’i thonë problemet e Lushnjës ashtu siç janë dhe për të bashkuar votat ne datën 6 mars kundër një qeverie që vetëm ju ka gënjyer dhe vetëm ju ka vjedhur, kundër një personi që ka 15 vite në bashki dhe s’ka ngritur njëherë zërin apo gishtin për t’ju ndihmuar, por ka qenë pjesë e aferave për t’ju zhytur dhe për birin tuaj që hapin e parë që do të ndërmarrë është të çlirojë tregun e Lushnjës dhe t’ua kthejë fermerëve” – tha Basha.

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
Banorët e Laprakës dhe Paskuqanit në protestë: Jemi më keq se Ukraina!

Banorët e Laprakës dhe Paskuqanit në protestë: Jemi më keq se Ukraina!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.