Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tre rusë sulmuan uzinën e armëve në Gramsh, reagon Berisha

10:30 21/08/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uzinën e Çekinit të Gramshit (ish-uzina mekanike e Armëve), ku 3 shtetas, 2 rusë dhe një grua ukrainase kanë sulmuar me armë kimike ushtarët që ishin aty.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në Facebook deklaratën zyrtare të Partisë Demokratike lidhur me ngjarjen e ndodhur në Gramsh, ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas tentuan të hyjnë brenda perimetrit por ndeshën në rezistencën e rojeve ushtarake, të cilët më pas u sulmuan me lëndë kimike.

Theksojmë se PD kërkon që t’u ndalohet menjëherë hyjra në territorin e Shqipërisë turistëve rusë dhe të rivendoset regjimi i vizave me Federatën Ruse.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë:

‘Turistë’ zbulues rus sulmojnë si terrorist ushtarët në uzinën ushtarake të Gramshit.

Të dashur miq, Ministria e Mbrojtjes njofton se “Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë. Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”

Mediat njoftojnë se rusët, në fakt agjentë zbulues, pasi kanë bërë dje gjatë ditës rikonjicion, janë futur sot pa vështirësi në mjediset e Uzinës ushtarake të Gramshit. Ushtarët roje të Uzinës kanë tentuar ndalimin e tyre, por rusët i kanë sulmuar me lëndë kimike djegës të natyrës së paqartë dy ushtarët roje dhe kanë krijuar plagë djegije.

Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt agresioni terrorist të zbuluesve rus ndaj rojeve të Uzinës Ushtarake të Gramshit, veprimtarinë e tyre subversive ndaj vendit tonë.

Partia Demokratike dënon edhe vlerësimin si incident nga Ministria e Mbrojtjes të këtij akti të mirëfilltë agresiv ndaj jetës së ushtarakëve tanë në detyrë dhe sovranitetit të vendit tonë.

Partia Demokratike ka dënuar me parë heqjen e vizave dhe pranimin në këtë kohë lufte të turistëve rus nga Edi Rama dhe qeveria e tij dhe sot kërkon rivendosjen e vizave për qytetarët e Rusisë dhe ndalimin e menjëhershëm të hyrjes në Shqipëri të turistëve nga Rusia.

Të lidhura

Plagosje me thikë në Vlorë, dy të lënduar pas konflikti në lagjen Pelivan Leskaj
Aktualitet

Plagosje me thikë në Vlorë, dy të lënduar pas konflikti në lagjen Pelivan Leskaj

Dy persona kanë mbetur të plagosur me mjet prerës pas një konflikti të ndodhur pasditen e sotme në lagjen Pelivan...

22:06 02/08/2025
“Bankers” përfiton 244 milionë lekë në mënyrë të paligjshme, Prokuroria: Mashtrim me qëllim shmangien e taksave
Aktualitet

“Bankers” përfiton 244 milionë lekë në mënyrë të paligjshme, Prokuroria: Mashtrim me qëllim shmangien e taksave

Kompania koncesionare “Bankers Petroleum Albania Ltd” është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga Prokuroria e Fierit, e...

15:58 02/08/2025
Para
Zvicra e “etur” për punëtorë, 114 mijë vende të lira pune në këto fusha

Zvicra e "etur" për punëtorë, 114 mijë vende të lira pune në këto fusha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Plagosje me thikë në Vlorë, dy të lënduar pas konflikti në lagjen Pelivan Leskaj

Plagosje me thikë në Vlorë, dy të lënduar pas konflikti në lagjen Pelivan Leskaj

22:06 02/08/2025
“Bankers” përfiton 244 milionë lekë në mënyrë të paligjshme, Prokuroria: Mashtrim me qëllim shmangien e taksave

“Bankers” përfiton 244 milionë lekë në mënyrë të paligjshme, Prokuroria: Mashtrim me qëllim shmangien e taksave

15:58 02/08/2025
Paradoksi në tryezë/ Shqipëria “mbytet” nga peshku kinez, prodhimi ynë vendas noton drejt Europës

Paradoksi në tryezë/ Shqipëria “mbytet” nga peshku kinez, prodhimi ynë vendas noton drejt Europës

13:28 02/08/2025
“As të gjallët, as të vdekurit nuk kalojnë”: Banorët e Gorrishtit protestojnë për rrugën e harruar prej 40 vitesh

“As të gjallët, as të vdekurit nuk kalojnë”: Banorët e Gorrishtit protestojnë për rrugën e harruar prej 40 vitesh

11:03 02/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.