Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Transportonin emigrantë të paligjshëm/ 4 të arrestuar, i përfshirë edhe subjekti i OFL-së

12:59 29/05/2021
Reading Time: 2 min lexim

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë katër persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohet për transport të paligjshëm të klandestinëve kundrejt fitimit. Këta shtetas u kapën duke transportuar 35 emigrantë të paligjshëm

Mes të ndaluarve është një person subjekt OFL i dënuar më parë për vepra penale të kryera kundër lirisë dhe shëndetit të personit, rendit dhe sigurisë publike. Të arrestuarit u kapën duke transportuar 35 emigrantë të paligjshëm.

Njoftim i Policisë së Korçës

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kapën duke transportuar 35 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 4 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Njëri prej të ndaluarve, subjekt i OFL-së, i dënuar më parë për vepra penale të kryera kundër lirisë dhe shëndetit të personit, rendit dhe sigurisë publike.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me strukturat e SHÇBA-Korçë, Policinë Kufitare dhe Forcat Speciale “Shqiponjat” në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve T. H., 50 vjeç, banues në Elbasan; E. A., 21 vjeç, banues në Durrës; K. L., 37 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë; E. Ll., 33 vjeç, banues në Pogradec, (i dënuar më parë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”) si edhe u shpall në kërkim shtetasi S. Z., 22 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e policisë kufitare, kanë konstatuar në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, mjetet tip “Chevrolet” dhe “Hyndai”, drejtuesve të të cilëve, iu kanë bërë me shenjë që të ndalonin, pasi kishin dyshime se po transportonin emigrantë, në mënyrë të paligjshme. Shtetasi T. H., drejtues i mjetit tip “Chevrolet”, brenda të cilit u gjetën 7 emigrantë, nuk iu bind urdhrit të policisë, por u kap dhe neutralizua. Ndërsa shtetasi S. Z., drejtues i mjetit tip “Hyndai”, braktisi mjetin në rrugë, brenda të cilit u gjetën 4 emigrantë dhe mundi të largohej me shpejtësi. Në lidhje me këtë rast, u arrestua edhe shtetasi E. A., i cili ka kallëzuar pranë strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, se i kishin vjedhur mjetin e tij tip “Hyndai”, të cilin nga hetimet e kryera rezultoi se ia kishte dhënë shtetasit të shpallur në kërkim S. Z.

Gjithashtu në hyrje të qytetit të Pogradecit, u kapën shtetasit K. L. dhe E. Ll., duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, 24 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kallëzimi i rremë”.

Etiketa: arrestuarkorceofl

Të lidhura

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë
Bota

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thelluar bashkëpunimin me Hungarinë, duke shprehur ambicien për krijimin e një aleance apo pakti...

08:34 08/04/2025
‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret
Aktualitet

‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit për prostitucion në kuadër të operacionit të koduar “Storm 3”...

12:45 05/04/2025
Para
“Nuk ndalem deri në fitore”, Basha: Do jepja dorëheqjen, por kishim masakër zgjedhore

“Nuk ndalem deri në fitore", Basha: Do jepja dorëheqjen, por kishim masakër zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.