Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Transformimi i hyrjes së Shkodrës dhe Liqenit, lidhet kontrata 3.8 milionë euro

09:45 15/12/2023
Reading Time: 3 min lexim
DCIM100MEDIADJI_0023.JPG

DCIM100MEDIADJI_0023.JPG

Projekti për transformimin e hyrjes së Shkodrës dhe bregut perëndimor të liqenit tashmë ka një kontratë të nënshkruar për zbatimin.

 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik se këto ditë është nënshkruar edhe kontrata me kompaninë fituese për një vlerë 399 milionë lekë apo rreth 3.8 milionë euro pa TVSH.

 

Në objekt të kontratës parashikohet “Transformimi urban në hapësira publike kryesore – Faza II: Ndërhyrje në Hyrje të Shkodrës dhe Rikualifikimi i Bregut Perëndimor të Liqenit të Shkodrës (Faza–I)” teksa fituese është kompania ALB TIEFBAU” sh.p.k.

 

Por çfarë parashikon projekti që do të zbatohet në vijim dhe që ka FSHZH si autoritet kontraktor?

 

 

Sipas raportit teknik nënvizohet se projekti synon të riaktivizojë këtë pol social dhe ekonomik të Shkodrës, duke përfituar nga kushtet natyrore të vendit dhe duke lidhur e duke promovuar tre aktivitetet kryesore strategjike: Rekreacionin (vendasit), Turizmin (vizitorët) dhe Ekonominë (biznes).

 

“Projekti ka gjashtë objektiva kryesore:

 

  1. Krijimi i një zone neurtale ekologjike që lidh marrëdhëniet midis liqenit dhe qytetit;

 

  1. Krijimi i parkut publik më të madh të Shkodrës i pajisur me ambiente rekreative dhe sportive;

 

  1. Krijimi i një rrjeti të rrugëve për këmbësorë dhe biçikleta që lidh natyrën, monumentet dhe rrugët piktoreske.;

 

  1. Krijimi i një pike takimi ikonë për ngjarjet publike;

 

  1. Krijimi i një muzeu të ri që prezanton historinë e zonës duke zgjeruar rrjetin kulturor dhe turistik të Shkodrës;

 

  1. Rindërtimi i portit të Shkodrës për zgjerimin e polit turistik me një rrjet lumor përgjatë ujit” thuhet në dokument.

 

I njëjti klasifikon katër zona strategjike të Parkut Buna që do t’i nënshtrohen ndryshimeve.

 

PARKU I LAGUNËS

 

Parku i Lagunës është një zonë e veçantë që ndodhet në veri të zonës. Kjo zonë strategjike mbron ligatinën e liqenit të Shkodrës duke lejuar përmbytjen e tij në stinët e shirave.

 

Në të njëjtën kohë, Parku i Lagunave ofron funksione rekreative për qytetarët në përputhje me përmbytjet e zonës si zona për ecje dhe pushim me pamje nga ligatinat dhe objektet sportive.

 

Parku i Lagunësa ka një rëndësi të madhe strategjike për Shkodrën, sepse është një projekt pilot i përshtatur me klimën në Shqipëri që rregullon përmbytjet. Kjo zone neutrale e gjelbër mund të bëhet edhe një model për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit në kontakt me liqenin e Shkodrës.

 

PARKU I REKREACIONIT

 

Parku rekreativ është zona që ndodhet midis Bregut të Bunës dhe rrugës hyrëse për në Shkodër. Kjo zonë strategjike minimizon ndërtimet private dhe maksimizon sipërfaqet publike për të krijuar një ndjenjë reale të një parku publik.

 

Parku publik ka një karakter rekreativ për përdorim nga qytetarët, i arritur duke kombinuar sipërfaqet e gjelbra të mbjella me bimësi të bollshme me mjediset publike rekreative si zona pushimi, kënde lojërash për fëmijë, zona sportive dhe zona pikniku.

 

BALLINË UJORE

 

Ballina ujore është zona e vendosur përgjatë lumit Buna. Është një zonë strategjike shumë e rëndësishme që do të shndërrohet në një atraksion ikonik turistik dhe do të promovojë imazhin e Shkodrës si një kryeqytet modern kulturor me një histori të pasur.

 

Është gjithashtu një pikë takimi për qytetarët dhe një vend për festimin e ngjarjeve të pajisura me disa objekte publike si muze, një auditor në natyrë, një port dhe zona pushimi me pamje nga uji.

 

AKSESI PER TEK KALAJA E ROZAFËS

 

Kalaja e Rozafës duket se ndodhet larg lumit për shkak të ndryshimit të lartësisë, rrugës së gjatë me një formë gjarpëruese dhe mungesës së dukshmërisë për të gjetur hyrjen në të.

 

Në realitet, kështjella është e vendosur vetëm 500 metra nga Parku i Bunës dhe në të kaluarën ishte e lidhur drejtpërdrejt me pazarin e vjetër dhe portin nga një shteg këmbësorësh.

 

Kjo rrugë këmbësorësh nuk përdoret sot, por ende ekziston. Rimëkëmbja e kësaj rruge dhe bërja e saj të arritshme do të lejojë vizitorët të arrijnë kështjellën Rozafa për 10 minuta duke ecur nga ura e këmbësorëve në lumin Buna.

 

Kjo lidhje e re për këmbësorët do të lidhë konceptualisht kështjellën, parkun dhe qytetin duke e bërë atë më të arritshme për turistët dhe vendasit./ Monitor

Të lidhura

Kërcënim për bombë në avionin e “Air India”, vetëm një ditë pas tragjedisë ajrore
Bota

Kërcënim për bombë në avionin e “Air India”, vetëm një ditë pas tragjedisë ajrore

Një fluturim i Air India nga Phuket drejt New Delhit është detyruar të bëjë një ulje emergjente në ishullin tajlandez...

11:21 13/06/2025
Irani ngre flamurin e kuq në Xhaminë e Shahit, sinjal hakmarrjeje ndaj Izraelit
Bota

Irani ngre flamurin e kuq në Xhaminë e Shahit, sinjal hakmarrjeje ndaj Izraelit

Në Xhaminë e Shahit në Teheran, një nga objektet më të shenjta për myslimanët shiitë, është ngritur flamuri i kuq,...

10:57 13/06/2025
Para
Zbardhen nga dëbora Kukësi dhe Korça, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm

Zbardhen nga dëbora Kukësi dhe Korça, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kërcënim për bombë në avionin e “Air India”, vetëm një ditë pas tragjedisë ajrore

Kërcënim për bombë në avionin e “Air India”, vetëm një ditë pas tragjedisë ajrore

11:21 13/06/2025
Irani ngre flamurin e kuq në Xhaminë e Shahit, sinjal hakmarrjeje ndaj Izraelit

Irani ngre flamurin e kuq në Xhaminë e Shahit, sinjal hakmarrjeje ndaj Izraelit

10:57 13/06/2025
Halit Valteri dëshmon në GJKKO për atentatin ndaj Arjan Ndojës

Halit Valteri dëshmon në GJKKO për atentatin ndaj Arjan Ndojës

10:49 13/06/2025
13 Qershor, Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Albinizmin

13 Qershor, Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Albinizmin

10:45 13/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.