Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Trajektorja e Albin Kurtit/ Si e përdori bashkimin kombëtar për fushatë edhe pse Kushtetuta nuk ia lejonte

20:39 04/03/2021
Reading Time: 4 min lexim

Të gjithë ata që e kanë ndjekur në mënyrë të vazhdueshme Lëvizjen Vetëvendosje që prej fillimit e deri në ditën kur fitoi për herë të dytë zgjedhjet në Kosovë, e kuptojnë më së miri ndryshimin e retorikës dhe diskursit politik. Nga një lëvizje e qartësisht e majtë LVV i është afruar dukshëm qendrës, ndërsa ka lënë në hije edhe çështjen e bashkimit kombëtar me Shqipërinë, të cilin Albin Kurti e përmendte me zell nëpër tubime.

“Këtu, kudo, ne, të gjithë, gjithnjë, përgjithmonë na bën bashkë 28 nëntori i Ismail Qemajlit dhe Adem Jasharit. Nga Kuvendi i Lezhës tek Lidhja e Prizrenit, nga Kongresi i Flamurit deri tek Epopeja e UÇK-së, bashkë për liri. Ta duash bashkimin kombëtar nuk do të thotë ta urresh tjetrin, por të mos e duash atë do të thotë ta urresh veten.Bashkimi Evropian është bashkim ndërkombëtar i shteteve dhe jo bashkim kombëtar i shqiptarëve. Bashkimi Kombëtar i shqiptarëve nuk e cenon BE-në, por e forcon atë. Madje BK është gur i të vërtetës për BE-në. 28 nëntori sivjet në Prishtinë mund ta festojmë vetëm duke protestuar, sepse në vend qe q ta bashkojë Mitrovicën ajo po e ndanë Kosovën dhe po i fal troje shteteve tjera. Në vend të bashkimit me Shqipërinë kemi bashkim të komunave serbe brenda Kosovën. Nëse pavarësia e Kosovës nuk ka mundësinë për t’iu bashkuar Shqipërisë atëherë lejon mundësinë për t’iu afruar Serbisë. Më 28 nëntor jo vetëm festojmë duke protestuar, por edhe protestojmë duke festuar. Ta festosh 28 nëntorin në Kosovë do të thotë të protestosh”, deklaronte Kurti disa vite më parë në një tubim në Prishtinë.

Kurti ka deklaruar gjithnjë më parë për një bashkim kombëtar, madje ironizonte edhe simbolet shtetërore të Kosovës. Për Kurtin bashkimi nuk ishte vetëm politik, por edhe ekonomik dhe kjo propagandë që ndizte ndjenjat më të zjarrta të nacionalizmit në të dyja anët e kufirit, funksinoi më së miri deri në fitore.

Por, Kosovës i ndalohet në Kushtetutë bashkimi me një tjetër shtet. Kurti e kishte kritikuar më herët këtë nen kur kishte thënë: ““Ne na kënë vënë pengesë nenin që na ndalon bashkimin, si Austria që nuk i lejohet të bashkohet me Gjermaninë. Por, nuk e kishte Shqipëria Hitlerin, e kishte Serbia Millosheviçin”

Ai kishte shkuar edhe më tej kur kishte thënë se bashkimi me Shqipërinë është vullnet i shumicës së Kosovarëve, por këtë herë luajti me kartën e referendumit, duke e ditur se nuk kishte mundësi që ligjërisht diçka e tillë të ndodhte.

“Shumica dërrmuese e kosovarëve janë për bashkim me Shqipërinë. Në momentin që bëhet mundësia ligjore për referendum, përqindja e kosovarëve që duan bashkimin, do të rritet”, kishte deklaruar Kurti.

Në diskursin e deklaratave të tij publike ai e kaloi përgjegjësinë në një anë, duke thënë se bashkimi nuk varet vetëm prej Kosovës, por edhe prej Shqiërisë. Është e vërtetë që nën qeverisjen e Ramës, politikat shqiptare ndaj Kosovës kanë qenë veçuese dhe përçarëse, por ky nuk ishte një problem që varej vetëm nga Shqipëria, por nga ligji më i lartë Kosovar.

“Sot jemi të paaftë për t’u bashkuar. Kjo s’varet vetëm prej nesh, varet edhe prej Shqipërisë”, deklaronte Kurti.

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit ku Lëvizja Vetëvendosje u shpall fituese Kurti e ndryshoi retorikën, duke iu referuar tashmë marrëveshjeve dhe jo bashkimit.

“Me Shqipërinë do bëj marrëveshje jo për kamera, por për zbatim. Kemi 50 të tilla që s’i zbatojmë. Nuk them që bashkimi Kombëtar ndodh në BE. Atje bashkimi bëhet me danezë e holandezë. Bashkimi ndodh këtu. Arbën Xhaferri ka pas thënë: Bashkimi na zgjedh ne”,ka thënë Kurti.

Qendrimi për bashkimin kombëtar ka ardhur duke u zbehur dhe tashmë që LVV fitoi zgjedhjet në Kosovë me thuajse 50% të votave, Kurti e ka ndryshuar retorikën. Në një intervistë për median serbe në Kosovë, “Kosova Online” gjatë një vizite në Gjirokastër, si pjesë e fushatës elektorale të partisë së tij në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit ai dekaroi se nuk dëshiron bashkim e referendum në dëm të dikujt. Pozicionimi i tij mbeti vetëm në kritikimin e e kontradiktave që ekzistojnë në Kushtetutë.

“Ne nuk duam bashkim, referendum ose ndryshim të Kushtetutës në dëm të dikujt tjetër, por për interesat tona në mënyrë paqësore dhe demokratike, jo me konflikte, por natyrisht që gjithmonë kritikojmë dhe kundërshtojmë të gjitha kontradiktat që ekzistojnë në një dokument të tillë si Kushtetuta dhe ndonjëherë edhe në ligje”, u shpreh Kurti.

Transforimimi rrënjësor që ka pësuar Vetëvendosje me kalimin e viteve reflektohet qartë edhe në çështjen e bashkimit kombëtar. Deklaratat e Albin Kurtit se dëshironte të vinte në Shqipërinë e Kastriotit e jo të Kastratit (referuar vendosjes së traut në rrugën e Kombit), natyrisht që i elektrizuan shqiptarët në të dyja anët. Nacionalizmi është një temë shumë e ndjeshme, po aq edhe e rrezikshme që në partitë e majta nuk duhet të gjejë vend. Gjithsesi Kurti e përdori këtë kartë mirë deri në fitore, më tej nuk kanë rëndësi deklaratat e shkuara.

 

Etiketa: albin kurtibashkimi kombetarvetevendosje

Të lidhura

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri
Bota

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri

Gazeta prestigjioze franceze Le Monde i ka kushtuar një analizë zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, duke i cilësuar ato...

12:54 11/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 arrin rreth 22%
Aktualitet

Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 arrin rreth 22%

Sipas të dhënave të publikuara deri në orën 12:00, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka arritur në 21.91%...

12:31 11/05/2025
Para

Benzema: Unë duhej të adaptohesha për Ronaldon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri

12:54 11/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 arrin rreth 22%

Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 arrin rreth 22%

12:31 11/05/2025
Tjetër konflikt fizik në qendrat e votimit në Pogradec

Tjetër konflikt fizik në qendrat e votimit në Pogradec

12:08 11/05/2025
Nga grushti te 100-vjeçari/ Zgjedhjet nisin me përplasje dhe tensione

Nga grushti te 100-vjeçari/ Zgjedhjet nisin me përplasje dhe tensione

12:04 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.