Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Itali, ku si pasojë e një aksidenti kanë humbur jetën 3 persona.
Giulia Di Tillio, Egli Gjeci dhe Altin Hoti të moshës rreth 20 vjeç kanë humbur jetën në Portogruaro, në provincën e Venecias.
Si pasojë e shpejtësisë tre të rinjtë kanë dalë nga rruga, makina ka përfunduar në kanal dhe trupi i viktimave u gjet nga zhytësit e zjarrfikësve.
Mediat italiane shkruajnë se sipas disa dëshmitarëve, makina vazhdoi në vijë të drejtë pranë një kthese dhe pasi theu parmakët mbrojtës, ra nga një urë e vogël mbi lumin Reghena.