Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Sovjan të Maliqit, ku një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është konstatuar i vetëvarur në një magazinë, ndërsa nga verifikimet e para nuk janë evidentuar shenja dhune në trupin e tij.
Familjarët kanë deklaruar se 37-vjeçari nuk kishte konflikte apo probleme të njohura, ndërsa mbeten të paqarta arsyet që mund ta kenë shtyrë drejt këtij akti tragjik.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.