Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Trafik droge drejt Greqisë, “fundosen” 2 persona nga operacioni në Fier (EMRAT)

11:17 09/09/2023
Reading Time: 6 min lexim

Operacioni “Vakumi” i realizuar në  Fier në  kuadër të  kapjes së  aktiviteteve të  paligjshme ka vënë në pranga dypersona.

Ndërkohë që organizatori i kësaj aktiviteti kriminal është  shpallur në  kërkim.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 30 kilogramë kanabis dhe 500 gramë kokainë. Trafikimi i drogës do të bëhej drejt Greqisë.

“Është kryer kontroll në banesën e shtetasit Eduart Mehmetaj dhe në automjetin e dyshuar që do të bënte transportin e lëndës narkotike. Rezultoi që në dysheme, në hapësirën e përgatitur posaçërisht në këtë automjet u gjetën 30 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 500 gramë lënë narkotike kokaine. Lënda narkotike ishte e ndarë në pako dhe e presuar me qëllim trafikimin drejt shtetit grek”, njoftoi policia.

Pas kontrolleve në banesë gjetën 3 peshore elektronike, mjete ambalazhi, mjete që shërbenin për presimin e lëndëve narkotike etj. Për këtë arsye u bë arrestimi në flagrancë i Panajot Shahaj dhe Osmen Mehmetaj, të dy banues në fshatin Cakran për prodhim dhe shitje narkotike dhe mbajtja e transportimi i substancave kimike.

Vijon puna për kapjen e Eduart Mehmetaj. Policia njoftoi se po vijojnë hetime për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Deklarata e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Lorenc Panganika

Jam sot këtu, së bashku me Prokurorin për të bërë prezent rezultatet e operacionit policor antidrogë të koduar Vakumi në kuadër të të cilit, si rezultat i një pune intensive hetimore dhe operacionale, u bë i mundur goditja e një grupi kriminal që siguronte sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe droga te forta me qëllim trafikimin drejt shtetit Grek.

Gjate ketij operacioni jane sekuestruar 30 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe gjysëm kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Shërbimet e strukturave hetimore dhe operacionale, të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të posaçëm te masave, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kanë siguruar informacione policore, për ketë grup kriminal qe zhvillon aktivitetin në këtë fushë.

Si rezultat i administrimit të këtyre informacioneve, Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 1142/viti 2023.

Ne kuader te ketij procedimi nën drejtimin e kesaj Prokurorise, strukturat e policise ne baze te planit te posacem operacional Vakumi, kane parandaluar trafikimin e një sasie të konsiderueshme te lendeve narkotike dhe bënë të mundur goditjen e grupit kriminal, që që veprone kryesisht në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë bazuar në informacionet e siguruara gjatë procedimit, kanë ushtruar kontroll në ambjentet e banesës së shtetasit E. M. dhe në automjetin e dyshuar që mund te behej trasporti i lëndës narkotike.

Nga kontrolli rezultoi se në dyshemenë (në hapësirën e përgatitur më parë në këtë automjet), u gjetën rreth 30 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe gjysëm kilogramë lëndë narkotike kokainë. Lënda narkotike kanabis ishte e ndarë në pako të vogla, të presuara, me qëllim trafikimin drejt Greqisë.

Në vijim, u ushtruan kontrolle në brendësi të banesës së shtetasit E. M., ku u gjetën 3 peshore elektronike, një sasi e konsiderueshme ambalazhesh për paketim, doreza plastike, makineri presimi dhe mjete të tjera që përdoreshin për perpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike.

Ne vijim te hetimeve në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar Vakumi, është bere shoqerimi dhe arrestimi ne flagrance i shtetasve P. Sh, 43 vjeç dhe O.M, 71 vjeç, te dy banues ne fshatin Cakran, bashkia Fier, te dyshuar per veprat penale “Prodhimi dhe Shitja e narkotikeve”, dhe “Mbajtja, prodhimi dhe transportimi I substancave kimike.

Në vijim është bere shpallja ne kerkim dhe vijon puna, për kapjen e shtetasit E. M. 41 vjec, si organizator I kësaj veprimtarie kriminale si dhe vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë bashkepunetore ne kete aktivitet kriminal.

Ky operacion thekson sërish vendosmërinë e DVP Fier, për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale në fushat e armëmbajtjes pa leje, narkotikëve dhe krimeve kundër pronës dhe pasurisë.

Në këtë aspekt, vetëm gjatë javëve të fundit, strukturat e DVP Fierit ne bashkepunim dhe nen drejtimin e Prokurorise kane finalizuar operacione si megaoperacionin Misteri dhe 2 faza të operacionit Sinjali, si rezultat i të cilave u sekuestruan 21.3 kg lëndë plasëse, 3 pistoleta, 1 armë gjahu dhe sekuestruar 8100 euro. Këto aksione të Policisë, të cilat parandaluan një ngjarje kriminale dhe zbardhën vjedhje, vunë në pranga 3 shtetas, shpallën në kërkim 2 shtetas dhe proceduan në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për goditjen e paligjshmërive. Në këtë kuadër, fton qytetarët të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, për përmbushjen e objektivave të përbashkëta.

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
Pse e braktisi garën në Kukës? Lulzim Basha ka një përgjigje të qartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.