Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar, SPAK dërgon për gjykim grupin e struktuar kriminal

17:22 25/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dosjen ndaj një grupi të strukturuar kriminal, të përbërë nga Adulla Hoxhaj, Almir Gjidiaj, Admir Tutaj, Alban Gjidiaj, Rifat Avdiaj dhe Bojken Turtulli, të akuzuar për trafikim armësh nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Tre nga anëtarët e këtij grupi kriminal, Adulla Hoxhaj, Bojken Turtulli dhe Rifat Avdiaj, janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim që nga 1 gushti 2024, në kuadër të operacionit të koduar “Inkorporimi”, ndërsa tre të tjerët janë ende në kërkim.

Hetimet e kryera kanë zbuluar se grupi ishte i organizuar në dy nëngrupe që vepronin paralelisht në dy shtete të ndryshme. Nëngrupi që operonte në Shqipëri drejtohej nga Adulla Hoxhaj dhe përfshinte Rifat Hoxhajn, Bojken Turtullin dhe Franko Gjalpin, ndërsa nëngrupi që vepronte në Mbretërinë e Bashkuar drejtohej nga Almir Gjidiaj dhe kishte pjesë të tij Admir Tutajn dhe Alban Gjidiaj.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar disa herë armë, para dhe sende të tjera të ndaluara ose të dyshuara se përdoreshin për veprimtari kriminale.

Më 10 prill 2023 në pikën kufitare të Portit të Durrësit dhe më 16 qershor 2023 në Tiranë, janë sekuestruar disa armë zjarri të llojit pistoletë, përfshirë gjashtë “Glock” me numra të fshirë, një pistoletë “Herstal” dhe një “Browning”, si dhe katër karikatorë, 201 fishekë kalibri 9 mm, rreth 1,650 euro dhe 31,700 lekë, si dhe disa pajisje të tjera, përfshirë telefona celularë.

Ndërkohë, më 1 gusht 2024, gjatë kontrolleve të ushtruara kryesisht në banesën e Adulla Hoxhajt, por edhe në ambientet e të dyshuarve të tjerë, janë sekuestruar 24 armë zjarri të llojit pistoletë, një automatik kallashnikov, pjesë të ndryshme armësh, 49 karikatorë, dy thika, 409 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një palë pranga, dhjetë pajisje optike dhe lazer, katër automjete, një motor, një palë veshje ushtarake dhe një helmetë e forcave speciale.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe pajisje elektronike si celularë, laptopë, një njësi kompjuterike, 290 euro, 13,000 lekë dhe një kartë SIM kosovare.

Pas përfundimit të hetimeve, SPAK ka vendosur që çështja t’i kalojë Gjykatës së Posaçme për shqyrtim në themel.

Etiketa: SPAKTrafik armesh

Të tjera

Ryanair vjen me 10 linja të reja, por a do të shpëtojmë nga abuzimet në fluturime?
Aktualitet

Ryanair vjen me 10 linja të reja, por a do të shpëtojmë nga abuzimet në fluturime?

Ryanair ka njoftuar se nga prilli 2026 do të hapë një bazë të re në Aeroportin e Tiranës me tre...

15:35 15/08/2025
Premtime si në kohën e tërmetit: Rama flet për banesa më të mira, ndërsa familjet digjen e mbeten rrugëve
Aktualitet

Premtime si në kohën e tërmetit: Rama flet për banesa më të mira, ndërsa familjet digjen e mbeten rrugëve

Janë të njëjtat fjalë, të njëjtat skema, i njëjti mashtrim. Ashtu si pas tërmetit të 2019-ës, kur qindra familje mbetën...

15:04 15/08/2025
Para
Situatë kritike nga zjarrin në Delvinë, nis evakuimi i 3 fshatrave

Situatë kritike nga zjarrin në Delvinë, nis evakuimi i 3 fshatrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ryanair vjen me 10 linja të reja, por a do të shpëtojmë nga abuzimet në fluturime?

Ryanair vjen me 10 linja të reja, por a do të shpëtojmë nga abuzimet në fluturime?

15:35 15/08/2025
Premtime si në kohën e tërmetit: Rama flet për banesa më të mira, ndërsa familjet digjen e mbeten rrugëve

Premtime si në kohën e tërmetit: Rama flet për banesa më të mira, ndërsa familjet digjen e mbeten rrugëve

15:04 15/08/2025
Sulmohet brutalisht futbollisti i Skënderbeut në mes të Korçës, dy në pranga, tre të tjerë në hetim

Sulmohet brutalisht futbollisti i Skënderbeut në mes të Korçës, dy në pranga, tre të tjerë në hetim

13:38 15/08/2025
“Xhaxhai pastroi thikën, babai e fshehu”/ Roli i familjarëve të Enedio Gurit në vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq

“Xhaxhai pastroi thikën, babai e fshehu”/ Roli i familjarëve të Enedio Gurit në vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq

12:36 15/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.