Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tkurret popullsia e vendit, më keq se skenari pesimist i parashikimeve

09:43 19/04/2022
Reading Time: 2 min lexim

INSTAT raportoi se popullsia e vendit në 1 janar 2022 ishte 2,793,593 persona me një rënie 1.3% nga viti 2020. Kjo ecuri është më negative se skenari pesimist i projeksioneve të INSTAT për ecurinë e Popullsisë 2019-2030.

INSTAT i përditëson projeksionet për popullsinë një herë në pesë vite, teksa kryen një cens ku numëron njerëzit qe jetojnë brenda vendit një herë në 10 vite. Censi i popullsisë pritet të kryhet në vjeshtë të këtij viti.

Në vitin 2019 INSTAT publikoi projeksionet e reja të ecurisë së popullsisë 2019-2031, ku në vitin 2022 popullsia e vendit sipas skenarit pesimist duhej të ishte mbi 2,843,473 persona, por ecuria reale treguesit vjetor tregojnë gati 50 mijë persona më pak, teksa matjet nga censi pritet ta nxjerrin më të përkeqësuar këtë tregues.

Popullsia e Shqipërisë në vitin 2031, sipas projeksioneve të përditësuara, llogaritet të jetë 2.745.996 banorë. Ky numër është rreth 36 mijë banorë më pak krahasuar me numrin e popullsisë në Projeksionet e Popullsisë 2011 – 2031. Por vlerësimet vjetore kanë treguar ulje më të madhe, duke rrezuar kështu projeksionet.

Popullsia e vendit tonë po tkurret me ritme më të shpejta se përvojat europiane në këtë fushë. Bizneset dhe ekonomia e vendit për herë parë po përballen me fenomenin e mungesës së fuqisë punëtore. Një nga shkaqet e tkurrjes së popullsisë janë ritmet e lartë të emigracionit. Për vitin 2021 emigracioni neto ishte mbi 42 mijë persona.

Emigracioni ka thyer projeksionet e INSTAT, të cilat nuk parashikonin që fenomeni të mbetej kaq i lartë, madje të përkeqësohej pas 30 viteve emigracion.

Përllogaritjet e popullsisë më 1 janar 2022 tregojnë se vetëm një qark i vendit shënojë rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa njëmbëdhjetë qarqet e tjerë shënuan rënie të popullsisë.

Rritja u shënua në Tiranë (+ 0,8 %). Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Gjirokastër (- 4,7 %), Berat (- 3,7 %) dhe Dibër (- 3,6 %). Qarku me raportin e varësisë së të rinjve më të lartë është Kukësi (33,5 %), i cili po ashtu rezulton edhe si qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë (26,2 %), ndjekur nga qarku i Lezhës me (26,1%).

Më 1 janar 2022 Tirana zë rreth 32,9 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,4 % dhe 10,0 % përkatësisht. Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë respektivisht nga 2 % deri 5 % të popullsisë gjithsej./Monitor/

Të lidhura

‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve
Aktualitet

‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve

Kur e bija u sëmur nga bajamet në mesin e qershorit, Luljeta e çoi recetën e mjekut tek të afërmit...

14:55 07/07/2025
Elbasan në krizë mjedisore/ Landfilli digjet prej ditësh, banorët të mbytur në tym dhe pa zgjidhje nga institucionet
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 19 vatra zjarri në disa bashki të vendit, ndërsa 6 prej tyre vijojnë...

13:59 07/07/2025
Para
Ndodh për herë të parë në Shqipëri, për çfarë do të kontrollohen shoferët

Ndodh për herë të parë në Shqipëri, për çfarë do të kontrollohen shoferët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve

‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve

14:55 07/07/2025
Elbasan në krizë mjedisore/ Landfilli digjet prej ditësh, banorët të mbytur në tym dhe pa zgjidhje nga institucionet

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri

13:59 07/07/2025
Tentoi të përdhunonte një grua në banesën e saj, 40-vjeçari shpallet në kërkim

Tentoi të përdhunonte një grua në banesën e saj, 40-vjeçari shpallet në kërkim

13:35 07/07/2025
SPAK sekuestron 2 prona të Monika dhe Fatime Kryemadhit

Kryemadhi paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

13:15 07/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.