Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tjetër skandal te “Shefqet Ndroqi”/ Ndërron jetë nga covid-19, i vjedhin në morg aparaturën 5 mijë euro të oksigjenit!

21:46 19/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

Një tjetër skandal është publikuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.

Bëhet fjalë për vjedhjen e një aparati të kushtueshëm oksigjeni, pasi i ndjeri pacienti me covid-19, 70-vjeçari Ferit Kasa ndërroi jetë.

Pacienti Ferit Kasa ndërroi jetë në datën 1 shtator 2020 në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, Tiranë.

Gjatë kohës që ishte shtruar, personeli mjekësor i kërkoi familjarëve një pajisje për frymëmarrjen. Familja mori me qira 150 euro në muaj një pajisje B PAP dhe e çoi te Senatoriumi.

Mirëpo pasi 70-vjeçari ndërroi jetë, kjo pajisje është zhdukur.

Senatoriumi shkruan në dokumente se e ka dorëzuar te Morgu i Tiranës. Kjo e fundit, i ka kthyer sendet personale familjarëve, por pa pajisjen e oksigjenit që kushton plot 5000 euro.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua vajza e të ndjerit, Silvana Kasa. Ajo tha se në fillim të muajit gusht 2020, babai i saj u prek nga virusi Covid 19. Pasi u mjekua fillimisht në Librazhd, ku dhe banojnë, i ndjeri Ferit Kasa u transferua në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi kishte probleme shëndetësore.

Disa ditë pasi u shtrua te Senatoriumi, personeli shëndetësor u tha familjarëve se duhet të sillnin një pajisje për frymëmarrje me oksigjen, pasi spitali në atë kohë nuk e kishte.

Familjarët i drejtohen një biznesi privat dhe marrin me qira një pajisje B PAP, me një vlerë prej 150 euro në muaj.

Këtë pajisje e dërgojnë në Spitalin “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më pas, 70-vjeçari Ferit Kasa ndërron jetë si pasojë e komplikacioneve të covid-19. Trupi i të ndjerit transportohet në Morgun e Tiranës, pranë QSUT-së, së bashku me sendet personale.

Sipas një procesverbali, në momentin që ka shkuar te Morgu, i ndjeri kishte sende personale dhe aparatin e frymëmarrjes. Pra, aparati ka shkuar në morg. Ndërkohë, në po të njëjtën datë, 01.09.2020, trupi i të ndjerit është marrë nga familjarët.

Sërish ka një procesverbal, ku drejtuesit e Morgut shkruajnë se janë disa sende personale, telefon, rrobat personale të vendosura në arkivol. Por kësaj here, nuk është shkruar aparati i frymëmarrjes.

Sipas Silvanës, aparati është vjedhur në Morgun e Tiranës dhe kërkon që ti rikthehet, pasi ky aparat kushton rreth 4000-5000 euro. “Kam shkuar në Senatorium dhe më kanë thënë se aparati ka vajtur në Morg.

“Nga dokumentacioni i listuar në procesverbal janë të listuara të gjitha sendet që im atë kishte me vete, por kur u tërhoq trupi i të ndjerit, mungonte aparatura e frymëmarrjes e tipit B-PAP, që nuk ishte e shënuar as në procesverbal. Vlera e saj në treg është 4-5 mijë euro. Ishte te sendet personale që im atë kishte me vete, madje shkruhet edhe se cili është personi pritës në morg. Kjo zonjë nuk mbajti përgjegjësi se pse aparati i oksigjenit nuk ishte shënuar në procesverbal”, tregon vajza e të ndjerit.

Pasi vajza e viktimës, Silvana iu drejtua emisionit Fiks Fare, këta të fundit kontaktuan me shefin e Morgut, i cili u shpreh se pajisja u fut në arkivol, ndërkohë që pasi shikon procesverbalin ndryshon qëndrim, duke thënë se nuk e ka idenë se ku mund të ketë shkuar pajisja.

Pasi emisioni kontakton me agjencinë funerale, edhe këta të fundit mohojnë ta kenë parë pajisjen, pasi ajo është shumë e madhe dhe nuk kanë patur vend ku ta fusin në arkivol. Vajza e të ndjerit ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, por dosja ka më shumë se 4 muaj në prokurori dhe ende nuk ka një zgjidhje./Gazetareforma.com/

Etiketa: shefqet ndroqiSkandali i radhesspitali

Të tjera

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF
Aktualitet

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

Pas refuzimit të mazhorancës për zhvillimin e një mocioni me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi, opozita ka...

13:55 28/10/2025
Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja
Aktualitet

Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur sot qytetin e Shkodrës, duke lënduar punonjësin e Tatimeve, Enea Busukja. Ngjarja ndodhi...

13:38 28/10/2025
Para

Top 10 skuadrat më të mira të vitit, Bayern Munchen mban vendin e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

13:55 28/10/2025
Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

13:38 28/10/2025
BIRN: Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave mbeten sekrete

BIRN: Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave mbeten sekrete

13:14 28/10/2025
14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

11:05 28/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.