Tiranë-Banorët e Tiranës së Re janë tronditur mbrëmjen e sotme.
Në zonën e njohur si “KESH” janë dëgjuar disa të shtëna me armë .
Sipas informacioneve paraprake, nuk dihet drejtimi se nga kanë ardhur.
Banorët, të panikosur kanë lajmëruar Policinë, e cila tashmë ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi atë që ka ndodhur.
Disa efektive policie kanë patrulluar në zonë, mirëpo nuk kanë hasur në asnjë të dyshimtë.
Nga Policia ende nuk ka një njoftim zyrtar, por Dosja.al bën me dije se mund të ketë qenë alarmi i remë.