Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tirana dhe Korça qarqet më të pasura, familjet e Dibrës dhe Elbasanit konsumojnë më pak nga të gjithë

17:07 05/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Një publikim i INSTAT për Anketën e Buxhetit të familjeve, tregon familjet e cilit qark janë më të `pasurat’ që kanë edhe konsumin më të madh.

Qarku i Dibrës dhe Elbasanit ishin ato që kishin konsumin më të ulët në vend, e për rrjedhojë edhe shpenzimet më të ulëta nga buxhetet mujore.

Ana tjetër e medaljes janë qarqet e Tiranës dhe Korçës, që paraqesin shpenzimet më të larta. Korça zuri vendin e Durrësit, që në 2018 në këtë periudhë renditej i dyti pas Tiranës për nivelin e jetesës, por tashmë i zbehur shumë prej tërmetit të 26 nëntorit.

Në vitin 2019, Qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Një familje në Qarkun e Tiranës shpenzon për konsum mesatarisht 98.402 lekë në muaj.

Qarqet me shpenzimet mesatare më të larta për konsum, pas Qarkut të Tiranës, janë Korça me 82.224 lekë dhe Fieri me 79.620 lekë në muaj për familje.

Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë Qarku i Dibrës me 67.805 dhe ai i Elbasanit me 68.903 lekë në muaj për familje.

Rritjen më të madhe të shpenzimeve e paraqet qarku i Dibrës me 12,3%, ndjekur nga qarku i Fierit me 9,2%.

Qarqet që kanë pësuar ulje të shpenzimeve për konsum janë: Durrësi me 1,6% dhe Vlora me 0,5%.

Në vitin 2019, numri mesatar i anëtarëve të familjes është 3,7. Qarku me numrin më të madh të anëtarëve në familje është Kukësi me 4,3 anëtarë, ndërsa Gjirokastra është qarku me numrin më të vogël të anëtarëve në përbërjen e familjes, me 3,2 anëtarë.

Në 2019, në familje të përbëra nga një person i vetëm, grupi ushqim zë peshën më të madhe prej 44,8 %, krahasuar me tipet e tjera.

Pesha më e lartë për shpenzimet për transport është regjistruar në strukturën e buxhetit të Familjeve të përbëra nga tri ose më shumë të rritur pa dhe me fëmijë, përkatësisht 6,5 dhe 6,4 %. Në Familje të përbëra nga tri ose më shumë të rritur me dhe pa fëmijë, në varësi, pesha që zënë shpenzimet për arsim është më e lartë krahasuar me tipet e tjera.

Anketa e Buxhetit të Familjes 2019 u krye nga INSTAT gjatë gjithë vitit, me një kampion prej 9.360 familjesh. Në përfundim të vrojtimit u intervistuan rreth 7.235 familje të shpërndara në mënyrë uniforme në të gjithë territorin e Shqipërisë.

/Burimi: Monitor.al/GazetaReforma.com/

Etiketa: Familjekonsumqarqe

Të tjera

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?
Aktualitet

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

Më 30 janar 2026, Policia e Tiranës arrestoi Hysen Ramajn, i njohur si Bushi i “Për’puthen”, për shitje mallrash me...

18:31 27/02/2026
Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar
Aktualitet

Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

Ndërsa aksi Librazhd–Pogradec u shemb, duke izoluar juglindjen e vendit dhe duke vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve, kryeministri Edi...

16:20 27/02/2026
Para

Përfitimi i ndihmës ekonomike dhe respektimi i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

18:31 27/02/2026
Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

16:20 27/02/2026
TTW: Turizmi në Shqipëri përballet me rënie, çmimet e larta të ushqimeve dëmtojnë reputacionin

TTW: Turizmi në Shqipëri përballet me rënie, çmimet e larta të ushqimeve dëmtojnë reputacionin

14:11 27/02/2026
Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

12:33 27/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.