Afera e ish- agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhja e tij me kryeministrin Rama, Agron Nezën dhe Dorian Duçkën ngriti shumë pikpyetje në Shqiëpri. Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar shpeshherë kryeministrin Rama në lidhje me dosjen ndaj McGonigal ku përmendet dhe emri i Ramës. Ndër të tjera Berisha deklaroi këtë të enjte nga foltorja e Kuvendit se është emergjente ngritja e një komisioni parlamentar duke marrë shkas edhe nga lajmet se një ‘Juri e Madhe’ në SHBA ka kërkuar konfiskimin e pronave të Charles McGonigal, ish-agjentit të lartë të FBI. Sipas tij, Rama është i inkriminuar deri në fyt. Pas këtij lajmi ka reaguar gazetari Habjon Hasani i cili me anë të një postimi ka përgënjeshtruar deklaratën e Berishës. Gazetari aludon se Berisha po i sjell në vëmendje këto detaje në lidhje me aferën McGonigal për të mbuluar një skandal tjetër në vend siç është ai i ish zv.kryeministrit, arben Ahmetaj. Këtë gjë gazetari e mbështet mbi faktin se vendimi për konfiskimin e pronave të Charles McGonigal është nisur në muajin janar në dokumentin e akt-padisë së Neë Yorkut në faqen me numër 19.
Postimi:
Lajmi se gjykata amerikane paska vendosur t’ja sekuestroje pronat dhe llogarite Charles Mcgonigalit eshte nje marifet dashakeqes dhe riciklim i deshperuar i atyre qe e nisen me komplote ndaj shokeve dhe perfunduan duke numeruar vibratoret e sekuestruar.
Nese konsultoni dokumentin e akt-padise se Neë Yorkut te muajit janar, do lexoni se ky veprim eshte kryer që në muajin janar, e gjeni ne faqen nr.19 te aktpadise.
Te fala Tiglit.