Cristiano Ronaldo po përballet me sfida të tjera në Arabinë Saudite. Federata Saudite e Futbollit ka nisur një hetim disiplinor ndaj sulmuesit portugez të Al Nassr, për një veprim të cilin e vlerëson si “imoral” gjatë ndeshjes së Ligës Saudite të Pro. Ndeshja përfundoi me fitoren 3-2 të Al Nassr kundër Al Shabab.
Pas shënuar një nga dy golat e tij, CR7 iu përgjigj provokimeve të tifozëve kundërshtarë, të cilët brohorisnin për Messin, duke vendosur fillimisht dorën te veshi dhe më pas në pjesët intime. Ky veprim është bërë shkas për një hetim dhe ka shkaktuar shumë biseda në rrjetet sociale.