Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“T’i shndërrojmë kufijtë në formalë!”, Nikolla hap seancën e përbashkët Shqipëri-Kosovë

11:33 27/11/2022
Reading Time: 5 min lexim

Këtë të shtunë po zhvillohet séance e përbashkët mes pjestarëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe aiij të Kosovës me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë. E para e mori fjalën kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Fjala e plotë:
I nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca
Të nderuar Kryeministra Albin Kurti dhe Edi Rama,
Të nderuar kolegë deputetë,
Sot kjo orë e shenuar që permes emocionesh rikonfirmon thirrjen shpirterore Një komb-një qendrim”, atë të vellazerimit Shqiperi -Kosove në vigjilje të 28 Nentorit dites themeluese të Pavarësisë dhe të shtetit – bie për shqiptaret.
Kumti i saj i mbush ata me ndjena të fisme e identifikuese. Të gjithë shqiptarët, kudo ku ndodhen, i mbush me krenari, kujtime e refleksione për atë çka ishim dhe bëmë, për atë që jemi dhe duam, për atë qe neser do ju lëmë trashegim femijeve tanë shqiptarve të gjenerates së re.
E shenuar .. ! E para herë…! Ditë e bukur dhe e paharrueshme kjo e sotshmja ku Kuvendi i i Shqiperisë dhe ai i Kosoves mblidhen sëbashku në menyrë solemne e festive për të kremtuar 110 vjetorin e ngritjes së Flamurit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut në Vloren e 1912-tes nga Ati themelues Ismail Qemali, lavdia e të cilit ska nevoje per asgjë , e jona ka nevojë për të tijen.
Dikur edhe si ënderr nuk mund të na shfaqej ky moment nga pengesat e panumerta të historisë që ekzistencen, territorin, gjuhen , identitetin na vinin në diskutim.
Teksa ecen neper stinë e mote shqiptaret e gjeten shekullin e tyre ngado që ata u nisen Prizereni a Vlora, Tirana a Prishtina, Shkodra a Tetova ! Tuzi e Gostivari.
Asnjëherë nuk i iken ata privilegjit dhe nderit që u dha emri shqipetar e shumë më teper sakrifices për të mbetur të tillë në Ballkanin e koheve të trazuara e luftrave të pergjakshme.
U bë Shqiperia dhe Kosova , u bënë shqiptaret ketej e andej kufirit qytetare të dënjë të cilivizimit që i perkasin.
Pa dallin feje e krahine ju falen Flamurit kombetar.
Nder e lavdi perjete burrave të Pavaresisë, ideologeve, luftetarve , firmetarve dhe mbrojtesve të saj me pendë e pushkë.
Shqipja, Shqiptari dhe Shqiperia kjo trini e shënjtë i kanë fituar sfidat egzistenciale me historinë.
Shqiperia dhe Kosova sot janë dy shtete të pavarura, demokratike , të respektuata me miq dhe aleatë të medhenj SHBA-të dhe BE me aspiratë integrimin drejt Brukselit.
Ajo çka ndodhi me 28 Nentor 1912 nuk ishte gjithçka shqiptaret deshironin por ishte guri i themelit mbi të cilin do të ndertohej e ardhmja.
Shumë supe ka pergjakur peshe e atij guri.
E mendoj atë mbi supet e Pjeter Bogdanit kur udhehiqte Kryengritjen e Kosoves, të Jeronim De Rades , Naim Frasherit , Gjergj Fishtes , Faik Konices, Fan Nolit e shume mendjeve të ndritura,teksa ndertonin doktrinen kombetare.
Mbi supet e luftëtareve të Lidhjes së Prizerenit, të Abdyl Frasherit , Ymer Prizerenit dhe Sulejman Vokshit, të kryengritesve të 1908, të 1911-12 , mbi ato të Dedë Gjo Lulit në Deçiç , të Isa Boletinit rruges së gjatë për në altarin e Flamurit; apo mbi ato të Ismail Kadaresë, letërsia e të cilit i bëri shqiptarët të përbotshëm.
Në një sallë si kjo tempull i demokracisë, vizioneve dhe horizonteve shqiptare për një të ardhme më të begatë, është vendi i duhur për të kujtuar ata që bëne kongresin e Lushnjes dhe stabilizuar shtetin deri në vitin 1939z
Ata që luftuan kunder okupatorve, ata bijë e bija idealistë që mbushen malet per lirinë e Shqiperisë në luften e dytë boterore!
Sot eshte dita dhe vendi për të kujtuar martiret e burgjeve komuniste, qendrestaret, disidentet , klerin, shkrimtaret të gjithë ata qe se humben kurrë besimin tek liria.
Po kaq studentet e dhjetorit 1990, ato vajza e djem të cilet me thirrjet e tyre ” E duam Shqiperinë si gjithe Europa” perkufizuan formulen kombetare të bashkohësisë kete busull per politiken shqiptare.
Historia nuk është vetem rrefim por mbi të gjitha shkollë ku kemi arkiven tonë qe na sjell ne vemendje, ngjarjet , vitet, personalitet , idetë triumfuese prej të cilave duhet të marrim frymëzim por po kaq vitet e mbrapshta dhe emerkeqinjët e saj që i dominuan prej te cileve duhet të ruhemi që kurrë të mos perseriten.
Menyra e te menduarit te shqiptareve te ndryshoje ne perputhje me realitetin e ri gjeopolitik dhe poziten e shqiptareve ne kete realitetit gjeopolitik.
Ne jo pak raste ne mendojme si ne kushtet e pengesave dhe barrierave te dikurshme.
Kufijte e dikurshem e percaktojne ende kete menyre te menduari: ato kufij jane jo pak here kufij mentale.
Sfidat e shqiptareve ne shekullin ku kemi hyre pavaresisht faktit se jetojne ne shtete te ndryshme jane te perbashketa dhe perballen me projekte te perbashketa.
Sot Shqiperia është anetare e Natos dhe ka hapur negociatat me BE !
Me 6 Dhjetor Tirana do të jetë Kryqyteti politik i Europes lideret e së ciles ketu do të mblidhen për të diskutuat mbi projektin integrues dhe sfidat e medha të sigurisë e paqes që u vunë në diskutim nga Lufta terroriste e Rusisë ndaj Ukraines.
Nder i madh per vendin tone, por edhe shprehje e autoritetit nderkombetar te Shqiperise.
Në keto dekada ne shqiptaret kemi qënë të ndarë me mur.
Pertej formes se regjimeve në gezimet dhe vajet tona e kemi patur gjithmonë në qënder të vetedijes njëri-tjetrin.
Kujtojme vitet 1913 dhe 1945 ne Kosovë, vitet 1968, 1974, 1982, 1989, 1999 dhe 2007, vite shenjuese te rezistences kombetare, vite betejash e demostratash, vite lufte e lirie, të një gjaku që nuk mund të falej , vitet e një populli të ndaluar me mijera viktima, i cili me levizjen paqesore të udhehequr nga Ibrahim Rugova , me heroizmin e UÇK-së së Adem Jasharit dhe heronjve të tjerë të lirisë e shtetformimit emancipuan ndergjegjen e kontinentit, thyen bestytni e paragjykime , demokratizuan vete Ballkanin duke çuar në vend amanetin e eterve të 28 Nentorit 1912 duke hequr pergjithmone ndalesen.

Shtetet, shoqerite dhe burimet tona jane komplementare dhe sa me shume te kordinohen aq me shpejt perparon bashkesia shqiptare ne ballkan.
Zhvillimi ekonomik, kulturor, socila i pjeseve te kesaj bashkesie ndihmon zhvillimin e pjeseve te tjera dhe te tere bashkesise ashtu sikur mungesa e zhvillimit sjell ngadalesim te ndersjelle te seciles pjese dhe te krejt bashkesise.
Kjo vetedije e nje strategjie te perbashket zhvillimi nuk i kundervihet asnje bashkesie tjeter ne rajon dhe ne Evrope m;?perkundrazi, sa me e zhvilluar te jete bashkesia shqiptare ne rajon aq me i qendrueshem do te jete edhe rajoni edhe Evropa
Shqiperia dhe Kosova si dy etnitete politike te Shqiptareve ne Ballkan dhe me aspirate integrimin evropian duhet te bashkendajne pergjegjesine per te materializuar vullnetin e shqiptareve per t’i shnderruar kufijte shteterore mes dy vendeve, por edhe me vendet fqinje ne kufij formale.
Per kete nje rol vendimtar kane dy Kuvendet tona te cilat duhet te japin kontributin e tyre ne fushen e legjislacionit si premise e domosdoshme per nje strategji zhvillimi te perbashket.
Dukë bërë keto konstatime jam besëplotë se Shqiptaret pasardhesit e Nënë Terezes kudo qe jetojnë dhe punojnë në Shqiperi Kosove, Maqedoni , Serbi apo në Malin e zi do të dinë të bëjnë me të miren per gjithçka ata kanë të shënjtë e që si të tille do jua lënë brezave!
Gezuar Festen e Flamurit bashkombas !
Gezuar Shqiperi!
Gezuar Kosove!
Zoti e bekofte kombin Shqiptar!

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Kryesore

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

Albanian Post ka publikuar rezultatet më të fundit të Exit Poll, si në rang kombëtar ashtu edhe në nivel qarqesh,...

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Kryesore

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025,...

19:56 11/05/2025
Para
Presidenti Begaj i jep shtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj i jep shtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

19:56 11/05/2025
Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

19:40 11/05/2025
Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

19:16 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.