Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

The Mirror: Të burgosurit e dëbuar nga Britania gëzojnë kushte të rehatshme

12:53 28/04/2024
Reading Time: 2 min lexim

Media britanike “The Mirror”, i ka kushtuar një artikull të dënuarve shqiptarë që janë transferuar së fundi nga Mbretëria e Bashkuar për të vuajtur dënimin në Shqipëri. Në artikull thuhet se burgjet në Shqipëri kanë kushte të rehatshme, madje dhe dhoma ku mund të qëndrojnë në intimitet me partneret e tyre.

“Kriminelët e transferuar në burgjet e vendit mund të gëzojnë katër orë në muaj në shtrat me gjysmat e tjera të tyre, ndryshe nga këtu ku nuk lejohen vizitat bashkëshortore”, thuhet mes të tjerave në artikullin e medias britanike.

Pjesë nga shkrimi:

Zbulimi ynë vjen pasi rreth 200 keqbërës – përfshirë vrasës dhe përdhunues – janë vendosur të transferohen në burgje të qeta në Shqipëri, sipas një marrëveshjeje me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar. Sipas rregullores së tyre të burgut: “çdo burg duhet të ketë një ambient të veçantë për takimet e bashkëshortëve”.

“Një objekt i tillë duhet të ketë shtretër dhe çarçafë të cilët duhet të ndërrohen në fund të çdo takimi.” Rregullat shtojnë: “vizitat e zgjatura lejohen për të dënuarin që është i martuar ose bashkëjeton sipas Kodit të Familjes pasi gruaja të jetë kontrolluar nga policia”.

Përparësitë e tjera përfshijnë paketa javore me ushqime dhe rroba nga familja, ambiente personale gatimi dhe leje deri në shtatë ditë për sjellje të mirë. Personat e riatdhesuar përfshijnë edhe një mbret droge që u transferua.

Erald Mema, 39 vjeç, u dënua me 25 vjet nga një gjykatës në Gjykatën e Kurorës së Oksfordit në tetor 2018 për një sasi të madhe kokaine. Ai është në mesin e shumë shtetasve shqiptarë që u është dhënë mundësia për t’u transferuar në burgjet në atdhe.

Rreth 12 vrasës, tetë përdhunues dhe më shumë se 100 fajtorë për vepra penale që lidhen me trafik droge ose armë zjarri pritet të kthehen për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit.

Disa do të kryejnë më pak kohë se sa po të qëndronin në MB, pasi dënimet janë përshtatur me dënimin që do të kishin marrë nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Në disa raste kjo është më e ulët, por në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar të këqijnjtë lirohen në gjysmë të rrugës me licencë për të liruar vendet në qeli.

Duke shpallur marrëveshjen vitin e kaluar, Sekretari i Drejtësisë Alex Chalk tha: “Publiku pret që kriminelët e huaj duhet të vuajnë dënimet e tyre jashtë shtetit – jo në burgjet tona në kurriz të taksapaguesve. Kjo marrëveshje do të përshpejtojë largimin e shkelësve të ligjit dhe do t’u japë viktimave besimin se kriminelët e rëndë do të vazhdojnë të përballen me drejtësinë.”

Ministria e Drejtësisë tha: “Pasi deportohen, shtetasit e huaj shërbejnë në paraburgim – dhe sipas rregullave – të shtetit të tyre”.

Etiketa: Të dënuarit shqiptar

Të lidhura

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri
Aktualitet

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

Gazetarja Aida Topalli ka hedhur dritë mbi një fenomen që po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në Shqipëri:...

16:39 18/07/2025
Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

Agjencia amerikane Bloomberg i ka kushtuar vëmendje të veçantë zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke u fokusuar në aksionin për...

14:01 18/07/2025
Para
Reportazhi i “RAI” për Shqipërinë/ Meloni: Rama po linçohet

Reportazhi i “RAI” për Shqipërinë/ Meloni: Rama po linçohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

16:39 18/07/2025
Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

13:39 18/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

13:18 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.