Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Thaçi iu përgjigjet akuzave për trafik të organeve: Do të ketë gjithmonë idiotë në botë

22:06 26/01/2019
Reading Time: 6 min lexim

Hashim Thaçi së fundmi është akuzuar për trafikim të organeve dhe lëndëve narkotike nga eurodeputeti, Dick Marty dhe i ftuar në median zvicerane “20 Minuten” ai ka kthyer përgjigje të drejtpërdrejta sa i përket kësaj çështjeje.

Thaçi thotë se tani ai është tërësisht i fokusuar në një qëllim të vetëm, anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO si dhe ndërmarrjen e reformave të reja në të mirë të vendit dhe këto thashetheme nuk e pengojnë atë.

Ai ka thënë se këto janë fjalë që kanë 30 vite që janë hapur, sipas tij së pari të shpërndara nga Serbia dhe më vonë pastaj nga kundërshtarët e Pavarësisë së Kosovës.

“Do të ketë gjithmonë idiotë në botë”, është shprehur Presidenti Thaçi.

Një vëmendje e veçantë gjatë intervistës i është kushtuar edhe kosovarëve dhe lëvizjeve migratore që ata kanë bërë.

“Aktualisht në Zvicër jetojnë rreth 200,000 kosovarë. Ndërmjet viteve 1999 dhe 2008, rreth 33,000 kosovarë kërkuan azil në Zvicër. Më 17 shkurt 2008 Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë nga Serbia. Gjatë pesë vjetëve të fundit, rreth 2,300 kosovarë janë kthyer në vendlindje, nga të cilët 1,700 janë kthime të pavullnetshme.

Që nga tetori i vitit 1999, ushtria zvicerane ka marrë pjesë me Sëisscoy (Sëiss Company) në misionin ndërkombëtar të ndërtimit të paqes me Mission Kosovo Force në Kosovë. Në vitin 2019, buxheti është paraparë në 36.7 milionë franga. Pas luftës, Sëisscoy siguroi ndihmë emergjente dhe mori pjesë në rindërtim. Sot, ai kryesisht mbikëqyr zhvillimin e vendit.

Në vitin 2017, sipas Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike Seco, Zvicra ka eksportuar mallra me vlerë prej rreth 40 milionë frangash në Kosovë. Këto përfshijnë kryesisht automjete, prodhime bujqësore, produkte farmaceutike dhe makineri. Zvicra ka importuar mallra me vlerë rreth 27 milionë frangash nga Kosova. Mobiljet, automjetet, materialet sintetike dhe metalet e zakonshme janë ndër produktet kryesore të importit.”, ka thënë Thaçi sa i përket kosovarëve.

Intervista e plotë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

20 minuten: Ju ka  pëlqyer kthimi në Zvicër?

Davos është një vend jashtëzakonisht i bukur dhe frymëzues. Por është gjithashtu shumë mirë që të bisedosh me përfaqësuesit e qeverive dhe organizatave ndërkombëtare këtu në ËEF.

20 Minuten: Si do ta përshkruanit marrëdhënien midis Zvicrës dhe Kosovës?

Me Zvicrën kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme. Diaspora më e madhe në botë më në fund jeton këtu. Natyrisht, gjithmonë duam të përmirësojmë dhe të thellojmë marrëdhëniet tona. Jam shumë mirënjohës për Zvicrën, sepse na ka pritur krahëhapur.

20 Minuten: A është Zvicra një model për Kosovën?

Sigurisht. Qëllimi ynë është të bëhemi Zvicra e Ballkanit: Nga bashkëjetesa e shumë popujve të etnive të ndryshme në zhvillimin ekonomik, prosperitet dhe paqe.

20 Minuten: Si dallohen kosovarët në Zvicër nga ata në Kosovë? A janë kosovarët tanë më të përpiktë?

(Qeshet) Nuk ka rëndësi se ku jetojmë, ne shqiptarët jemi të barabartë. Por natyrisht, jam i kënaqur që ata integrohen gjithnjë e më shumë për çdo ditë. Për shembull, Përfaqësuesja zvicerane e futbollit ka dy milionë tifozë në Kosovë. Është mirë të shohësh të gjithë këta njerëz gjatë verës në Kosovë. Për shkak se ata sjellin jo vetëm përvojë të vlefshme, por edhe para dhe investime. Megjithëse brezi tani po ndryshon ngadalë: Dashuria për vendlindjen e Kosovës mbetet e njëjtë. Në të njëjtën kohë, jam i kënaqur që ata mund të gëzojnë një jetë të mirë dhe të ndjehen mirë duke u kujdesur këtu në Zvicër.

20 Minuten: Shqiptarët e rinj zviceranë kthehen të arsimuar mirë në vendin e etërve të tyre për të filluar një biznes. A po ndalon ky trend?

Ajo që ka rëndësi është se këta njerëz janë të suksesshëm – pa marrë parasysh se ku. Ne duam të krijojmë kushte në mënyrë që ata që duan të kthehen, të mund ta bëjnë këtë. Në të njëjtën kohë ne jemi të lumtur për ata që janë bërë të suksesshëm në Zvicër dhe duan të qëndrojnë atje.

20 Minuten: Çmimet e larta për fluturimet nga Zvicra në Kosovë janë një temë e përsëritur. Sidomos për sezonin e festave mashtruesit e biletave futen në plan. A është ky problem që doni ta zgjidhni?

Sa u përket çmimeve, ne kemi një treg të lirë. Furnizimi dhe kërkesa përcaktojnë çmimin. Por ata që mashtrojnë në biletat e avionit, duhet të dënohen sipas ligjeve tona. Mashtrimet i luftoj pa kompromis.

20 Minuten: Kosovarët dhe serbët jetojnë në paqe në Zvicër. Përveç në verën e vitit 2018: Pas ndeshjes Zvicra kundër Serbisë që u shkaktuan trazira. Si e shpjegoni këtë?

Sporti i bashkon njerëzit. Por kjo lojë ishte shumë emocionale.

20 Minuten: A ju shqetëson që Xhaka, Shaqiri dhe të tjerët luajnë për Zvicrën?

Do të doja t`i shihja duke luajtur për ne. Por ne jemi të lumtur ta shohim lojën e tyre për Zvicrën. Është vendimi i tyre. Unë i njoh familjet e tyre. Ata janë familje shumë të mira që kanë punuar për çështjen kombëtare. Jemi kënaqur kur shënuan gola dhe festuan me shqiponjën dykrenare.

20 Minuten: Shqiponja dykrenare nuk u prit mirë nga secili në këtë vend. Çfarë mund të thoni?

Gjithkush duhet të ketë të drejtën për të festuar fitoren e tij ashtu siç dëshiron. Përveç kësaj, shqiponja dykrenare nuk është vetëm pjesë e një etnie kombëtare.

20 Minuten: Shumë shqiptarë bëjnë shërbimin ushtarak në Zvicër. Tani Kosova dëshiron të ndërtojë një ushtri. Çfarë mund të mësoni nga Zvicra?

Së pari, do të doja të falënderoja Ushtrinë Zvicerane për angazhimin e tyre për paqen në Kosovë. Këto gra dhe burra shërbejnë si modele për ushtrinë që duam të ndërtojmë. Forca ndërkombëtare KFOR duhet të mbetet në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme për të ruajtur paqen.

20 Minuten: Ju thatë se doni të bashkoheni me NATO-n dhe BE-në. Kur duhet të ndodhë kjo?

Vizioni ynë për t’u bashkuar me NATO-n dhe BE-në është sa më shpejt që të jetë e mundur.

20 Minuten: Le të kalojmë në jetën personale: Vitin e kaluar u botua një biografi nga dy gazetarë të “Times”. Si do ta përshkruanit veten në një fjali?

Unë jam në shërbim të popullit – gjithë jetën time. Duke filluar me luftën për liri, pastaj Pavarësinë dhe tani integrimin e Kosovës në NATO dhe BE.

20 Minuten: Ish-këshilltari shtetëror zviceran dhe eurodeputeti i Këshillit të Europës, Dick Marty, vite më parë ju ka akuzuar në trafikimin e organeve dhe lëndëve narkotike. Sa ju brengos më tej ky problem?

Jam fokusuar në qëllimin e anëtarësimit në BE dhe NATO dhe dëshiroj të bëj reforma në Kosovë. Thashethemet nuk më largojnë nga ky qëllim. Këto thashetheme kanë qenë rreth 30 vite më parë, së pari të shpërndara nga Serbia, pastaj nga kundërshtarët e Pavarësisë së Kosovës. Do të ketë gjithmonë idiotë në botë.

20 Minuten: Bashkatdhetarët tuaj në mënyrë të përsëritur kritikojnë afërsinë e juaj të dyshuar ndaj Serbisë. Çfarë mendoni për Serbinë?

Serbia më sheh mua si armikun më të madh në Kosovë. Por është e vërtetë që po përpiqem të arrij një traktat paqeje me Serbinë. Kjo është arsyeja pse unë jam sulmuar nga kundërshtarët. Unë i kuptoj zërat radikalë dhe ekstrem, por në asnjë rrethanë nuk do të lejoj që të kthehemi në tragjeditë e së kaluarës. Ne do të punojmë për paqen, stabilitetin dhe begatinë, për një marrëveshje që do të sjellë paqe afatgjatë për Kosovën dhe rajonin.

20 Minuten: Ju jeni të urryer ose të dashur nga bashkatdhetarët e juaj. Nga vjen kjo?

(Qeshet). Unë i dua të gjithë! Edhe ata që votuan për mua në 12 vjetët e fundit, por edhe ata që nuk votuan për mua. Unë ju shërbej të gjithë qytetarëve.

20 Minuten: Një pyetje e fundit: Një mysafire yll në ËEF ishte 16-vjeçarja Greta Thunberg. Çfarë mendoni për angazhimin e aktivistes së re të mjedisit jetësor? Sa gjelbërt jetoni personalisht?

Greta është pjesë e Davosit. Për mua, të jesh i gjelbër sot do të thotë patriotizmi më i madh që mund të tregohet. Kjo vlen për Kosovën, rajonin dhe më gjerë. Të bëhesh patriot sot nuk do të thotë të bësh luftë, por të mbjellësh pemë.

Në fund të intervistës, presidenti Thaçi na pyet nëse ai mund të dërgojë një mesazh përshëndetje për bashkatdhetarët e tij. Në pohimin tonë, ai i palos duart, i formon ato në një shqiponjë dykrenare dhe qeshet.

Etiketa: akuzaHashim Thacitrafik drogetrafik organesh

Të lidhura

OBSH: Rritet numri i infermierëve, por Shqipëria mbetet nën mesataren europiane
Aktualitet

OBSH: Rritet numri i infermierëve, por Shqipëria mbetet nën mesataren europiane

Numri i infermierëve në mbarë botën ka arritur në 29.8 milionë, sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të...

16:57 14/05/2025
Reagon Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisi PD-ja në 2013
Kryesore

Berisha cakton vendin dhe orarin e protestës së 16 majit

Sali Berisha ka njoftuar zyrtarisht përmes rrjeteve sociale se më 16 maj, në orën 17:00, Partia Demokratike do të zhvillojë...

16:36 14/05/2025
Para

Si lindi dashuria nga një intervistë: Historia e këngëtarit shqiptar si ajo e Gjikos me Elitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

OBSH: Rritet numri i infermierëve, por Shqipëria mbetet nën mesataren europiane

OBSH: Rritet numri i infermierëve, por Shqipëria mbetet nën mesataren europiane

16:57 14/05/2025
Reagon Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisi PD-ja në 2013

Berisha cakton vendin dhe orarin e protestës së 16 majit

16:36 14/05/2025
Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

16:11 14/05/2025
Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani

Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani

16:02 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.