Një tërmet me magnitudë 4.3 ka ndodhur në orën 00:15 të mëngjesit të sotëm në zonën e Dushkut të Lushnjes. Paniku shkaktoi shpërndarjen e njerëzve në rrugë për disa minuta, ku fatkeqsisht një 20-vjeçar nga fshati Çinar humbi jetën, teksa po nxitonte për të dalë jashtë. Daniel Rika i cili i përkiste spektrit autik është rrëzuar nga shkallët në banesën e tij, ndërsa familjarët e tij pohojnë se ishte i trembur nga tërmeti. Trupi i tij është në morgun e spitalit Lushnje, dhe grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të humbjes së jetës.
Eurodeputeti gjerman në PE: Rasti Balluku, provë se korrupsioni rrezikon integrimin në BE
Eurodeputeti gjerman Michael Gahler deklaroi në Komisionin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian se zhvillimet e fundit në Shqipëri,...








